Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar qeverinë për trajtimin e pensionistëve, duke e cilësuar bonusin e paraqitur nga qeveria si një propagandë të pastër zgjedhore.
Në një video të postuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku thekson se shpërblimi i fundvitit i ofruar nga qeveria nuk mund të mbulojë gjynahet e 11 viteve të neglizhencës dhe mungesës së respektit ndaj këtij grupi shoqëror.
“Lëmoshë e vogël, propagandë e madhe! A mund të harrohet rënia reale e pensioneve dhe fuqisë blerëse të pensionistëve përmes një shpërblimi të vogël në fundvit, vetëm sepse është periudhë zgjedhore?”, pyeti Tabaku, duke nënvizuar se pensionistët shqiptarë përballen me pensionet më të ulëta në rajon dhe janë më të goditurit nga rritja e çmimeve.
Tabaku shtoi se për të ndryshuar këtë realitet, duhet të mendohet për një sistem të ri që vendos dinjitetin dhe vlerësimin e punës së pensionistëve në qendër.
Ajo propozoi që fondet e pensioneve të përdoren për të garantuar pensione dinjitoze, jo për shpërblime të përkohshme dhe elektorale.
“Pensionistët nuk janë një grup për vota, por qytetarë që meritojnë respekt dhe shpërblimin më të lartë për kontributin e tyre në ndërtimin e Shqipërisë, ” përfundoi ajo.
Deklarata e Tabakut:
Ajo që po ndodh ditët e fundit me deklaratat e qeverisë në lidhje me pensionistët. Me kujtesën e qeverisë që pas 11 viteve t’i japin një shpërblim pak më të madh për festat e fundvitit përmblidhet me një fjali të thjeshtë. LËMOSHË E VOGËL, PROPAGANDË E MADHE! A mund të lahen gjynahet e 11 viteve me një shpërblim pak më të madh në fund të viti sepse është periudhë zgjedhore? A mund që rritja e çmimeve me 55% për ushqimet në total të shumëzohet me zero? A mund që rënia reale e pensionit të harrohet kaq lehtë? A mund të harrohet kaq shpejt rënia e fuqisë blerëse të pensionistëve gjithë këto vite?
Faktet janë që pensionistët kanë pensionet më të ulëta në rajon, që kanë vuajtur më shumë rritjen e çmimeve dhe që vitet e fundit shpenzojnë 50% të të ardhurave të tyre për çmimet e ushqimeve. A ka një vend tjetër në rajon dhe në Evropë që ka këto të dhëna? Që vlerëson kaq pak punën dhe kontributin? Që i ka lënë pensionistët në mëshirë të fatit? Faktet janë që reforma e pensioneve dështoi, krahu I punës është në largim, 40% e tyre janë larguar dhe kjo ka ndikuar në skemën e pensioneve dhe do të ndikojë në të ardhmen. Gjithashtu, ne kemi pensionin mesatar më të ulët, pensionin më të ulët minimal në raport me rajonin. Respekti ndaj kontributit të pensionistëve është zero, kontributi I tyre i dhënë gjithë këto vite ndaj Shqipërisë është shumëzuar me zero. Ata janë kthyer si një grup elektoral, si një grup që janë vetëm për votë dhe e gjithë situate me rritjen e çmimeve me rënien e vlerës së pensioneve dhe me çdo gjë tjetër të një ekonomie që është dëmtuar rëndë në 11 vitet e fundit. Jam shumë e sigurt që asnjë shpërblim sado të jetë ai nuk mund ta nxjerrë me faqe të bardhë një qeveri që është përgjegjëse për rritjen e çmimeve dhe që nuk ka indeksuar pensionet të paktën me rritjen e shportës. Kjo rritje e çmimeve të shportës, faturave që paguajmë përditë, ilaçet e shtrenjtuara dhe shkurtimi I ilaçeve të rimbursuara, transporti poublik dhe të gjithë shpenzimet që një pensionist normal ka gjatë një muaji e bëjnë pensionistin shqiptar më të nënpaguarin në rajon. Ekonomia shqiptare nuk punon për 95% të shqiptarëve, por është një sistem i korruptuar dhe manipuluar për një pakicë që përfiton edhe në kurriz të shqiptarëve.
Ne duhet të ndryshojmë këtë realitet, këtë sistem dhe këtë model. Duhet t’i japim vlerë dhe kontribut punës që nesër pensionistët të jenë të vlerësuar. Së dyti të mendojmë për pensionet sot dhe t’I vendosim fondet e pensioneve për t’i dhënë pensione dinjitoze shqiptarëve dhe jo t’i mbajmë me bonuse. Pasi rritja e çmimeve, e pashëmbullt në rajon, ata pensionistët janë të varfër dhe nuk u del asnjë moment çikërrimat që qeveria u jep atyre. Pasi mendoj që pensionistët janë jo një grup elektoral që na duhet vota, por njerëz që u përket dinjiteti dhe shpërblimi më i lartë i mundshëm për kontributin e tyre në ndërtimin e Shqipërisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al