Bonusi për bebet e porsalindura, kryeministri Rama: Ja sa buxhet është parashikuar

Nov 18, 2024 | 10:48
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se buxheti për bebet e porsalindura vitin e ardhshëm do të jetë 22 mln euro.

“22 mln euro janë në buxhet, për të gjitha bebet që do të na gëzojnë me ardhjen e tyre gjatë 2025”, tha kryeministri gjatë fjalës në Kuvend.

Rama u shpreh se është rritur ekonomia dhe ulur borxhin publik, duke e konsideruar si ndër më të ulëtin në rajon.

Edi Rama: Ndërkohë deri tani kemi financuar mbi 145 mln euro për bebet e porsalindura! Ndërsa 22 mln euro të tjera janë në buxhetin e 2025, për të gjitha bebet që do të na gëzojnë me ardhjen e tyre gjatë 2025. Kemi rritur ekonominë dhe kemi ulur borxhin publik, ndër më të ulëtin në rajon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura