Tashmë që studentët apo maturantët janë në një fazë të rëndësishme të jetës së tyre, atë të zgjedhjes së Universitetit, që do të shënjojë dhe hapat e së ardhmes së tyre, një rekord kërkesash është regjistruar në Tirana Business University, që kur kjo e fundit u morr në kontroll nga Grupi BALFIN, një nga Grupet më të mëdha të bizneseve në rajon dhe më gjerë.
Altin Sholla, administratori i ri i Universitetit, shprehu kënaqësinë e tij, por edhe bindjen, se Universiteti së shpejti do të arrijë majat e ekselencës në të gjitha drejtimet, duke u bërë një Universitet elitar në Shqipëri.
“Habija qëndron në faktin që u dyndëm nga një vërshim kërkesash, sapo nisëm komunikimin tonë me publikun, çka është njëkohësisht sfidë dhe kënaqësi. Po bëjmë gjithçka, që brenda një kohe të shkurtër, Tirana Business University, traditën e saj të shkëlqyer, ta ngrejë në nivele të padëgjuara më parë. Surpriza të vazhdueshme do t’i presin në studentët aktualë dhe ata të rinj. Do t’iu informojmë në vazhdimësi,” – u shpreh Sholla.
Që nga takimi që presidenti i Grupit BALFIN Samir Mane dhe drejtuesit e tjerë patën me studentët e TBU rreth dy javë më parë në Tiranë, një interes i shtuar është vënë vënë re. Por koha nuk premton, pasi kuotat në TBU janë të kufizuara, për të garantuar cilësinë dhe gjithçka varet nga mesatarja e studentëve dhe intervistat në përzgjedhjen tyre.
Ky Universitet, me fokusin te biznesi dhe teknologjia, me rritjen e pranisë së Grupit BALFIN, do të sjellë mundësi më të shumta për nxënësit që kanë përfunduar shkollën e mesme dhe që synojnë të nisin studimet universitare, ashtu edhe për studentët që janë në kërkim të një profesioni, të një rritjeje profesionale, apo karriere të re.
Një e dhënë premtuese nga shifrat e këtij Universiteti është se 86.5% e studentëve të tij punësohen përpara diplomimit. Nga 2023 e në vijim, me mbështetjen e BALFIN si aksioner kryesor, pritet që kjo shifër të rritet edhe më, ndërsa zgjerohen mundësitë për sipërmarrje dhe mbështetjen financiare të studentëve me rezultate të larta dhe në nevojë ekonomike.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al