“Braçja sikur ka majasell, kruhet me të gjithë”- Satira e Gjekmarkaj për seancën e Kuvendit: Kronika e ndryshimeve te mëdha, e qortimeve dhe vlerësimeve rapsodike

Jul 20, 2024 | 11:09
SHPËRNDAJE

640-0-agron-gjekmarkaj-678 (2)

NGA AGRON GJEKMARKAJ

Kronikë e ndryshimeve të medha , e qortimeve dhe vlerësimeve rapsodike !

Nuk po ju besoja vesheve, por as syve, diçka po me shembej mbi krye e toka me levizte nën këmbë!

Nallbati ai qe dukej i ngrysur , i palevizshem si gur varri nga mungesa e Mamices aq sa kur i thonim : pije një kafe- ai buzaç , hungeronte nuk me pihet, haje një byrek – nuk më hahet,shendet kur kollitej – plaç na gjegjej befas po kakarisej au iu au iu dhe buza vesh me vesh nga hareja tek i bënte komplimente Blerina Gjylamesë!
Sa të shkon kjo e sa bukur të rri kjo tjetra, po je më mire e qeshur se e vengert, varg e vister nga keto!!! Ferkova syte e afrova koken! Dash Sula kerkonte të shkulte floket e mbetur nga marazi.

Ai more ai ishte, ai po i thoshte ato gjera! More haram,more hajri i dreqit i them kaq shpejt mbenë pas shpine nuret e Mamices, ato mistere, ai qendrim solemn tek pret Skenderbenë, ai llaf plot me suferinë, nektar intelektualizme, e ata kaçurrela si pelerinë?
More i uruar tha mu bë jeta shafran, merzia me plasi shpirtin, plumbi me plumb del ! U shastisa!

Blerina vete me gjet në nje qoshe , “kemi qënë komshinj vuri re , dashamirë, por të bëra lanet theksoi qekur shkrove që une Blerua qava per Ditmirin teksa ai ikte pa kthim rrugeve të vesit, sa per pak na muar dhe Nikon , u pika tha e para une nuk qaj , po nese syte e mi i do me lot patjeter që të shkelqejne si smeraldë bëm të qaj per Babon që mos të më shkojë loti dëm, edhe syri të rritet edhe vemendja e tij të ujitet, boll mbajta verë në shpinë e piva ujë”.

E mendova , Blerua nuk eshte njeri i keq , prishur mos qofte!!! Do i gjej vendin e duhur. E pyeta ke qejf të qash per Xhafen, Klosin, Damon, Taon , Çyrben?? Jooo , jooo pike loti per ta skam tha.

Per Babon derdhen ata të bekuar. Tani duhet të rri e të vezhgoj kongresin. Ai i paudhe, Gaz Bardhi Lideri në perspektive u zu me Ermon. Ç’nuk i nxorri ajo gojë e mallkuar!! Aqësa Ermua e cila të veten e ka si mulli mbet pa uje dhe rrota nuk po i levzte më. Ti mbyllesh gojen Ermos është si të mbash gurin e Sizifit mbi shpinë!! Shejtanja i fut duart në harxhe si askush! Mungesa e Beles ka preokupuar të madh e të vogel aty brënda. Teoritë e konspiracionit shtohen! Tao duket i vetmuar s’ka kush ja cyt e ysht muhabenë qerratait ! Buzeqeshja pa tekst e Bores nuk i mjafton, zymtesia e shtuar e Aniles i tepron.
Delina qekur ka dale në qoshe ka rënë rehat ! Ajo nuk flet ne e kemi harruar ! Ulsia është më firaun nga ç’duket . Sa të largeta duken kohet kur i rrefente qyfyre Beles , ajo here qeshte per ta motivuar here jo per ti treguar cakun po ai bënte punen, vazhdonte! Tani ben biseda oça oça ,intelektuale me Ogin mbi rrolin e Xhafes, Maznikut të Pirdenit dhe Ciut, ndikimin e ideve të tyre në bashkëkohesi!

Nikoqiri rri me syte perdhe si nuse e sapomarre! Tezja ka një brenge! Keto koha s’ka kenduar më zabeleve me Termenë! Ministrushit Mete i lidhin një qafore e perpara i vënë një sahan me pershesh. Ogi i tha haji të gjitha se të bëjnë mirë!

E pret pak me siklet edhe ai si ca të tjerë, i gjori daten 27. Toni ka një deshire , ja do xhani te behet minister, e ka me qejf , i permbush kushtet tek e fundit të mbetet deputet!! Ndaj mos ja vini re keto kohe llomotite se nuk eshte aq per të qeshur sa e bën veten. Shalsi të pakten s’ka pretenduar kurrë që i beson ato që thotë!
Braçja sikur ka majasell kruhet me kedo pa shkak dhe fshihet pas Antonetes e cila nxjerr muskujt si kopaçe!!

Do ti bjere në sy Babos se po vjen fundi !! Ai bën sikur nuk e sheh e degjon, i lë të kuptohet që duhet të thellohet edhe më në autokritike! Se ne fillim qe kollaj t’ja perbysje karrigen e zyres! Hajde ngreje tani.
Majkua e di që hyri nga dritarja e perpiqet të mbajë deren hapur, të duket i dobishem, bën sikur punon herë një shat herë një lopatë po puna e mbarë si thotë njeri të ziut !

Mimi di Puccini po jeton një rini të dyte mes lezeteve të jetes si gjyshe dhe shpirtin e ka në paqe! Veshtrimin blu nuk e ka me qortues e zhbirues por hulumtues e të krishterë! Eh mor vllai !

Laerti deshironte që të mos e shihja po fati i keq , e kunderta ndodhi! I thashë kush del nga Kronika del nga qeveria dhe kuvendi,madje nga koha.
Ajo i ka fituar bastet me opinion publik, fjala fjale e llafi llaf !! Babua lexon kroniken e ben bismilah nxjerr kopaçen dhe e vertit. I vjen keq të beje ndryshe se skenaret e saj janë nxites ndaj afrohu!
“Une isha mirë si mbledhes lotesh diku as afer as larg lerm ku isha rixha të kam”.
Sikur i dolen nga xhani ato fjale e me bindi !!
Ismet Beqiri mu afrua si me ndroje, nga xhepi nxori një tefter dhe ja dha të recituarit me patos sa Pranvera Resuli shtangu habie!

E kam shkruar tha një dite kur mungove në Parlament !

“Ai iku, po kush mbeti
S’na rrihet pa qerratanë
Është kripa dhe lezeti
I Kuvendi kronikan

Fjalet si kronike e tija
Po çudisin gjithe dynjanë
Vete Mevla Çelebija
Thot Pasardhesin ja ku e kam

Një gje po ju them or miq
Se seanca vjen e iken
Dhe kur trasta nuk ka fiq
Durim, se kemi kroniken

Permbysur duket dynjaja
Nata vjen, kur dita iken
Dhe n’Kuvend t’behet hataja
Si melhem kemi kroniken

Bujari i Lushnjes pak ziliqar per talentin e Ismetit dhe vendosmerine e Kronikes per ta lënë prape deputet tha diçka mes qortimimit e kercenimit! Ky është gabim ideologjik, rënie në sentimentalizem mikroborgjez! Dilua me Bafton nuk do e benin kurrë! Por Ismeti nxorri faqoren e terhoqi nje gllenke! Leshoi nje eh mosperfillse , është ngrohur ca se qamet vapë tha po e mirë, të shkrifeton dhe lexoi strofen e fundit me krenari! Me madhengjeu!
Xhemali e Nasipi e kqyren me zemer të mirë! Ti qe je intelektual dhe i lexuar i tha Nasua-Xhemes duhet të fillosh të besh nga keto se të kanë hije!

“Kronika ben djalin burre
Frikacakun shet per trim
Aty dielli s’perendon kurre
Thote Ismeti, aferim”

Ç’ke shkruar per Kroniken zere se i ke shendete per Babon i thashë dhe e inkurajova të vazhdojë keshtu per inat të Vullnet Sines që e mban veten per të dyfekut dhe nuk merret gjasme me lajle e lule, me yçkla çamarrokesh!

Shefe Albana e cila kaloi pranë bëri sikur nuk e degjoi por veshet aty i kishte!
U ul në një tavoline dhe i tha shef Oerdit po e miklojnë shumë socialistet ja me kenge e recitime, do na tradhetoje prapë , nuk është barot, besnik safi si ne , duhet mbajtur nën kontroll!

Shef Oerdi tundi koken! Ç’ti bej Hyqymetit Kryzevendes Liderit Mulit e Ed Palokes që i kanë marrë në bese pa të ishte per mua ju tregoja munxet ketij dhe atij mjekroshit, të putheshin me Milon se çoç u duket vetja !!

Shefe Albana u gjegj “ jooo duhet të jemi vigjilent të mos e braktisim dyshimin por bashkëpunues, ti shiko mua, që nuk u rri as afer as larg , nuk le të kuptohet në jua njoh autoritetin apo jo?”

Shef Oerdi psheretiu, ska faj Doktor Tritani, Luani dhe Mondi mendoi aty per aty, nuk futet qoftlargu në shtepi”

I tregova Jorushit të Tabakeve gjithësa ! Mu duk sikur e madhengjeva por jo kishte ulur koken dhe gjithë respekt shihte instagramin e saj!!

Ndersa Salianji me ngushelloi siç i ka hije e siç pritej prej tij! E ke gabim more i bekuar , në politike të gjithe të duan, askush nuk i ben pusi tjetrit, as xhelozia nuk ekziston, krejt miq e shokë, ndaj tregohu gjithmone i sinqerte, trego çfarë di e çfarë degjon, mos hezito të besosh në gjithçka thuhet, ja shiko mua e bëj si unë! Aty kaloi Etilda për të shkuar drejt së panjohurave megjithe perpjekjet e saj per të qënë ne rregull me të gjithë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura