Ish-sulmuesi i Brazilit, Hulk, ka organizuar një ceremoni të veçantë teksa përgatitet të martohet me mbesën e ish-gruas së tij.
Siç raportohet nga Portal Leodias , Hulk, i cili luan për Atletico Mineiro, do të kurorëzojë dashurinë e tij me Camila Angelo në dhjetor, edhe pse janë celebruar në vitin 2020.
Ajo çfarë është me befasuese ka të bëjë me faktin se disa vite më parë Hulk dhe Angelo kishin një lidhje tjetër së bashku që s’ka të bëjë me romancën.
Kohë më parë Hulk ishte i martuar me tezen e Camila-s, Iran Angelo, prej 12 vitesh.
Ata kishin tre fëmijë së bashku, djemtë Lan dhe Tiago, dhe një vajzë, Alice, të cilët teknikisht janë kushërinj me gruan e tij të re.
Në vitin 2020, Hulk habiti shumë njerëz kur u martua me Camilan pas përfundimit të marrëdhënies së tij 12-vjeçare me Iranin.
Një vit më pas, çifti konfirmoi se ata ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, Zaya. Po ashtu vitin e kaluar ata njoftuan se ishin në pritje të një fëmije të dytë , Aishen.
Thashethemet për marrëdhënien midis Hulk dhe Camila dolën në dhjetor 2019, vetëm pesë muaj pasi martesa e de Sousa me Iran Angelo përfundoi në korrikun e të njëjtit vit.
Dyshja u martuan në shtator të 2020, kur Hulk ishte ende duke luajtur për skuadrën kineze Shanghai SIPG, pas ndarjes nga nëna e tre fëmijëve të tij.
Besohet se Hulk i tha familjes së tij për marrëdhënien e tij me Camila në dhjetor 2019, duke përfshirë këtu edhe tre fëmijëve të tij Ian, Thiago dhe Alice.
Një zëdhënës i sulmuesit tha në një deklaratë në atë kohë se “Hulk thirri prindërit dhe vëllain e Camila dhe u tha të vërtetën.”
“Ishte vetë Hulk që e bëri publik informacionin sepse nuk kishte asgjë për të fshehur.Pozicioni i tij është transparenca dhe ai dëshiron të shmangë gënjeshtrat dhe komentet keqdashëse,” tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al