Bregdeti i Vlorës mbushet me shpendë të ngordhura, ja çfarë thonë peshkatarë të zonës

Jan 4, 2025 | 17:21
SHPËRNDAJE

Një fenomen i çuditshëm është parë ditën e sotme pranë plazhit të vjetër në Vlorë. Përgjatë bregdetit janë konstatuar dhjetëra shpendë të llojeve të ndryshme të ngordhura.

shpende te ngordhura

Nuk dihen shkaqet dhe motivet, por duket se koha ka qene gati e njëjtë pasi dekompozimi në të gjitha rastet është i njëjtë.

Askush nuk di të japë sqarime mbi motivet, por jashtë kamerës, peshkatarë të zonës shprehen se nuk kanë konstatuar më parë një fenomen të tillë kaq masiv.

Midis gjallesave shikohen shpendë të rralla për zonën dhe deri te pulëbardha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura