Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ka deklaruar se qeveria britanike ka zhvilluar “kontakte diplomatike” me grupin rebel sirian që përmbysi regjimin e Asadit.
BBC raporton se Lammy është shprehur se Hayat Tahrir al-Sham mbetet organizatë terroriste e ndaluar, por Mbretëria e Bashkuar “mund të ketë kontakt diplomatik” me të.
Edhe homologu i tij amerikan, Antony Blinken, ka deklaruar ditë më parë se Shtetet e Bashkuara kanë pasur “kontakt të drejtpërdrejtë” me rebelët që tashmë kontrollojnë Sirinë.
“Ne duam të shohim një qeveri përfaqësuese, një qeveri gjithëpërfshirëse. Ne duam t’i shohim rezervat e armëve kimike të siguruara dhe jo të përdorura dhe duam të sigurojmë që të mos ketë dhunë të vazhdueshme…Për të gjitha këto arsye, duke i shfrytëzuar të gjitha kanalet që kemi në dispozicion, dhe ato janë kanale diplomatike dhe natyrisht të udhëhequra nga inteligjenca, ne kërkojmë të merremi me rebelët aty ku duhet”, ka deklaruar zyrtari britanik.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al