“Bujqësia në rënie të vazhdueshme”- Jorida Tabaku: Skemat aktuale kanë penalizuar fermerët dhe fshatarët e vegjë, duhet mbështetje

Sep 29, 2024 | 16:58
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen e bujqësisë në Shqipëri, duke theksuar se sektori është në rënie për tre vite me radhë.

tabaku jorida

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Tabaku vuri theksin te potenciali i jashtëzakonshëm i tokës shqiptare, por që për fat të keq nuk po shfrytëzohet në mënyrën e duhur.

“Ndërkohë që bujqësia duhet të ishte një sektor në rritje, ajo ka pësuar rënie për tre vite rresht. Kemi një rritje të importeve të produkteve ushqimore, ndërkohë që skema e financimit të bujqësisë ka dështuar. Produktet shqiptare, që janë aseti ynë më i madh, nuk po arrijnë të zënë vendin e tyre në tryezat e konsumatorëve,” u shpreh Tabaku.

Sipas deputetes së PD-së, skemat aktuale të masave në bujqësi kanë penalizuar fermerët dhe fshatarët e vegjël, duke mos pasur asnjë ndikim pozitiv në sektor.

Ajo theksoi se është e domosdoshme që bujqësia të mbështetet si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, veçanërisht në një kohë kur fondet e IPARD nuk janë më të disponueshme për këtë sektor.

“Në fund të ditës, të gjithë ne konsumojmë këto produkte, dhe është detyrë e shtetit të mbështesë sektorin e bujqësisë për të përmirësuar prodhimin dhe për të rritur konkurrencën e produkteve tona në treg”, përfundoi Tabaku.

Reagimi i plotë

Toka shqiptare ka produktet më të mira dhe të shijshme. Një tokë që e ka bekuar zoti por që fatkeqësisht nuk po i marrim atë potencial që duhet t’i kishim marrë. Në një moment ku bujqësia duhet të ishte një sektor që duhet të ishte rritur më shumë, bujqësia ka qenë për tre vite me radhë me rënie.

Ndërkohë që kemi një rritje të importeve të produkteve ushqimore, ndërkohë që skema e financimit të bujqësisë ka dështuar dhe së dyti produktet shqiptare që janë aseti më i mirë dhe i madh që kemi nuk poshkojnë dot në tryeza për të treguar potencialin që ka ky sektor dhe së treti skema e masave në bujqësi ka penalizuar fermërt dhe fshatarët e vegjël dhe nuk ka asnjë rezultat apo ndikim në sektor.

Ne duhet të mbështesim bujqësinë si një nga shtyllat e ekonomisë shqiptare. Tashmë që fondet e IPARD nuk janë më ne duhet ta mbështesim këtë sektor sepse në fund t ë ditës të gjithë i konsumojmë këto produkte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura