Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në masivin pyjor në Malin e Bllacës, pranë fshati Bllacë të Njësisë Administrative Shupenzë.
Mësohet se vatra e zjarrit ka përshkuar disa hektar pyje me dushqe e shkurre në këtë zonë.
Terreni i thyer malor e ka vështirësuar punën e autoriteteve, ndërsa vatra e zjarrit vijon të zgjerohet.
Ndëshkimet për zjarrvënie të pyjeve apo pronave publike deri tani kanë qenë me procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa fenomeni vijon të jetë shqetësues në vendin tonë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al