“Bunkerizohet” AKBN-ja/ KLSH i nxori në dritë abuzimet, Agjencia s’jep asnjë sqarim se pse i ka arkat bosh! Punonjësit prej muajsh pa rroga

Feb 9, 2024 | 13:56
SHPËRNDAJE

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nuk ka bërë ende asnjë reagim në lidhje me situatën kur punonjësit kanë që nga tetori i vitit që shkoi pa marrë pagat.

Balluku-kriza-Akbn News24 ka disa ditë që ka kontaktuar zyrtarisht me AKBN për të marrë versionin e saj për situatën, dhe pse ka përfunduar me arkat bosh, por kjo agjenci ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje të plotë. Në anë të ndryshme, punonjës të AKBN kanë denoncuar nëpër media faktit që nuk marrin rrogat prej disa muajsh. Nën kërcënimin e largimit nga puna ata po mbahen nën presion për të mos dalë publikisht.

Është e paqartë se pse situata në AKBN ka përfunduar në këtë gjendje. Kjo agjenci është e organizuar në mënyrë të tillë që e siguron të ardhurat me vetë financimin në pjesë të madhe, ku për çdo licencë në sektorin energjetik, minerar dhe hidrokarbur paguhen tarifat përkatëse. Për nga natyra e asaj që administron AKBN duhet të ishte një nga agjencie publike më fitimprurëse.

Sipas statutit AKBN është përfituese direkte e koncesioneve në këto energji, miniera dhe fushat e kërkimit të naftës si dhe siguron të ardhura nga shitja e pjesës së shtetit në një marrëveshje hidrokarbure.

AKBN është në varësi direkte të Belinda Ballukut e cila pak javë më parë prezantoi drejtorin e ri Petrit Malaj, ndërkohë që nuk dihet asgjë se ç’ndodhi me ish-drejtorin Adrian Bylyku.

Ndërsa punonjësit e AKBN kanë tre muaj pa marrë pagat, KLSH kishte paralajmëruar krizën financiare të kësaj agjencie publike që është në varësi të Belinda Balluku. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit drejtuesit e AKBN shpërblenin veten, ndërkohë që paratë duhet të përdoreshin për shpenzime të tjera.

Po ashtu KLSH ka nënvizuar faktin se kjo agjenci planifikonte shpenzime më shumë se të ardhurat që planifikonte dhe se nuk mbikëqyrte si duhet kontratat koncesinare, në kërkim dhe nxjerrje nafte, hidrocentrale dhe miniera./News24

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura