“Burgjet kanë dhoma për të bërë dashuri”- Investigimi i medias britanike: Shqiptarët e dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar marrin pako ushqimore nga familja! Përparësitë që ata kanë

Apr 28, 2024 | 8:39
SHPËRNDAJE

Kriminelët shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe po dërgohen për të kaluar kohën e mbetur të dënimit në vendin e tyre – ku burgjet kanë dhoma për të bërë dashuri, thuhet në një shkrim të medias britanike “The Mirror”

burg

Sipas investigimit të medias britanike të dënuarit  e transferuar në burgjet shqiptare mund të gëzojnë të drejtën për të qëndruar 4 orë në muaj në një dhomë të posaçme me partneret, ndryshe nga burgjet britanike ku nuk lejohen vizitat bashkëshortore.

“Zbulimi ynë vjen pasi rreth 200 keqbërës – përfshirë vrasës dhe përdhunues – janë vendosur të transferohen në burgje të qeta në Shqipëri sipas një marrëveshjeje me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan media britanike.

Sipas rregullores në burgjet shqiptare: “Çdo burg duhet të ketë një ambient të veçantë për takimet e bashkëshortëve.

“Një objekt i tillë duhet të ketë shtretër dhe çarçafë të cilët duhet të ndërrohen në fund të çdo takimi.” Rregullat shtojnë: “Vizitat e zgjatura lejohen për të dënuarin që është i martuar ose bashkëjeton sipas Kodit të Familjes pasi gruaja të jetë kontrolluar nga policia”, shkruan më tej media britanike.

mirror

Përparësitë e tjera përfshijnë pako javore me ushqime dhe rroba nga familja, ambiente personale gatimi dhe leje deri në shtatë ditë për sjellje të mirë.

Në mesin e të riatdhesuarve është edhe një mbret i drogës, i cili u transferua në një burg në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, dy javë më parë.

Erald Mema, 39 vjeç, u dënua me 25 vjet nga një gjykatës në Gjykatën e Kurorës së Oksfordit në tetor 2018 për një ngarkesë të madhe kokaine. Ai është në mesin e shumë shtetasve shqiptarë që u është dhënë mundësia për t’u transferuar në burgjet shqiptare.

Rreth 12 vrasës, tetë përdhunues dhe më shumë se 100 fajtorë për vepra droge ose armë zjarri pritet të kthehen për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura