Burgosja e Salianjit/ PD mbledh të dielën Këshillin Kombëtar, çfarë vendimesh priten të merren

Sep 28, 2024 | 15:29
SHPËRNDAJE

Pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen ‘Babale’, pritet që të dielën të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

Keshilli-Kombetar-PD-mbledhja-PD-Drejtuesit-Politik-noka-paloka-gjekmarkaj-deputetet-PD-opozita-fushata (12)

Mbledhja do të nisë në orën 18:00 dhe mësohet se do të vendoset për hapat që do të ndjekë opozita, ku në rend të ditës është dhe mosbindja civile që pritet të nisë më 6 tetor.

Kujtojmë se një ditë më parë, kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi njoftoi se PD do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë.

Opozita e ka cilësuar vendim politik dënimin ndaj Salianjit, i cili tashmë ndodhet në burgun e Fierit, ku pritet të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata e Apelit.

Po ashtu, më 6 tetor është thirrur dhe protesta kombëtare nga PD, por ende nuk ka një orë se kur do të zhvillohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura