Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati iu përgjigj në Kuvend akuzave të deputetit Ben Blushi sipas të cilit dy kunetër janë emëruar ambasadorë.
“Të krahasosh Shqipërinë me Maqedoninë do të thotë të jesh miop. Blushi përmendi dy diplomatë të cilët kanë hyrë para se të jem unë në ministri dhe mund të ikin pasi të ikin unë nga ministria. Për tu bërë ambasador duhet të jesh këshilltar, për të marrë gradën këshilltar duhet të kesh 12 vjet pune në Ministrinë e Jashtme”, tha Bushati.