Buxheti 2024, ekonomisti Preçi për Panorama TV: Ekonomia vazhdon të jetë anemike, qeveria është ndihmuar nga inflacioni

Nov 14, 2023 | 13:35
SHPËRNDAJE

I ftuar në Panorama TV, ekonomisti, Zef Preçi ka folur për projekt – buxhetin e vitit 2024, i cili sipas tij është një përsëritje e viteve të mëparshme.

Rritje

Ky buxhet për mendimin është një përsëritje e viteve të mëparshme. Ç’ka do të thotë që ekonomia vazhdon të jetë anemike” tha fillimisht Zef Preçi.

Ekonomisti thekson se qeveria gjatë kësaj periudhe është ndihmuar nga inflacioni dhe rritja e çmimeve që i ka sjellë në arka rreth 600 milione euro më shumë, të cilat  po përdoren për të paguar disa detyrime të kontratave koncesionare dhe për rritjen e pagave në administratë.

Sa i përket rritjes së pagave, Preçi shprehet se normalisht administrata duhet të zvogëlohej dhe jo të zgjerohet pasi janë bërë investime marramendëse në teknologji, por kjo sipas tij  tregon se ajo përdoret për qëllime politike.

Qeveria është ndihmuar gjatë kësaj periudhe nga inflacioni dhe rritja e çmimeve, rreth 600 milion euro, që nuk ishin menduar dhe po përmbush detyrimet e disa kontratave koncesionare, apo edhe për pagat në administratë.

Vazhdojmë të bëjë disa korrigjime të vogla siç ishte indeksimi i pension dhe pagat, pa menduar pasojat. Në buxhetin 2024 nuk shoh të adresohen në vendet përkatëse që ka nevojë ekonomia.

Lihen mangët paratë që duhet të investoheshin në shkolla dhe shkojnë për administratën, e cila vetëm zgjerohet edhe pse ka pasur një investim marramendës në teknologji, që normalisht duhet të çonte në ulje të numrit të administratës. Kjo tregon qartë që përdoret për përfitime politike.

Përjashtojmë drejtësinë, sektorët e tjerë kanë nevojë të integrohen. Injorimi që i bëhet një kategorie sociale, është për të ardhur keq dhe është përsëri një përdorim i kësaj situate të vështirë.

Kur flasim për piramidë pagash, duhet të përfshihen të gjithë kategorikë dhe jo një pjesë interesash”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura