“Buxheti 2025 është antisocial”-Tedi Blushi: Po përgatiten për vjedhjen më të madhe në historinë e Shqipërisë

Nov 11, 2024 | 15:43
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mbajti sot një konferencë për mediat, nga ku foli për pr.buxhetin e viti 2025.

tedi blushi

Teksa e konsideroi buxhetin “antisocial”, Blushi tha se qeveria po përgatitet për vjedhjen më të madhe në historinë e Shqipërisë.

Blushi u shpreh se Kosova me buxhet me 2.3 herë më të vogël se Shqipëria rrit pensionet 20% dhe pagat me 110 euro, ndërsa në vendin tonë ka zero fonde për indeksim pagash dhe 170 lekë për pensionistët.

Fjalimi i plotë

Buxheti 2025 është antisocial. Kosova me buxhet me 2.3 herë më të vogël rrit pensionet 20% dhe pagat me 110 euro. Rama zero fonde për indeksim pagash dhe 170 lekë për pensionistët.

Edi Rama dhe banda e “Rilindjes”, nëpërmjet buxhetit të vitit 2025, po përgatiten për vjedhjen më të madhe dhe më të përbindshme në historinë e Shqipërisë, të vendit me qytetarët më të varfër në të kontinentin.

Nëpërmjet këtij buxheti tërësisht antisocial dhe antiqytetar, që thellon varfërinë dhe nxit shpopullimin dhe në anën tjetër shton korrupsionin skizofrenik, që ka zhvatur plot 8.2 miliard euro nga taksat, nga gjaku, mundi, djersa dhe sakrificat e shqiptarëve dhe bizneseve të ndershme, të pensionstëve dhe të familjeve në nevojë, Qeveria nuk parashikon t’ua kthejë me shërbime dinjitoze, me paga dhe pensione më të larta.

Përkundrazi, ka parashikuar ose më mirë ka planifikuar që tani grabitjen e përbindshme nëpërmjet koncensioneve dhe PPP-ve korruptive, nëpërmjet inceneratorëve, mijëra tenderave sekretë dhe rrugëve të florinjta.

Buxheti është instrument, për të garantuar rritjen e mirëqenies dhe për ta bërë më të mirë jetesën e shqiptarëve, të sigurtë, që garanton një sipërmarrje dhe zhvillim ekonomik më të fortë dhe më konkurrues.

Por kur shohim këtë buxhet, nuk është një tjetër veçse një buxhet llokmash për oligarkët, dhe as thërrime nuk ngelin për qytetarët.

Buxheti vjetor i Shqipërisë 8.2 miliard euro është 2.3 herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës, 3.6 miliard euro. Por në Shqipëri, ndihma ekonomike, pagat dhe pensionet janë shumë herë më të ulëta se sa në Kosovë, sepse paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm, Qeveria e Kosovës ka përcaktuar fondin prej 916.5 milionë euro për pagat, duke përfshirë një rritje prej 55 euro për çdo punonjës të sektorit publik nga janari, ndërsa 110 euro nga korriku.

Ndërkohë Edi Rama në buxhetin e vitit 2025 ka parashikuar 0 fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve.

100 milionë euro shtesë do të ndahen nga Qeveria e Kosovës për të mbuluar rritjen e pensioneve prej 20% që është miratuar tashmë. Ndërkohë në Qeveria e Edi Rama në buxhetin e vitit 2025 parashikon rreth 170 lekë mbështetje në muaj për çdo pensionist.

Jo vetëm 0 rritje por vitin e ardhshëm Qeveria antiqytetare e Edi Rama ka parashikuar ulje të fondeve për familjet me ndihmë ekonomike që jetojnë në një varfëri të tejskajshme. 0 fonde shtesë për kategorinë e të papunëve kur ndërkohë shtohet numri i të papunëve.0 fonde për shtresat në nevojë. Kjo Qeveri i urren shqiptarët e thjeshtë, shqiptarët e varfër dhe të ndershëm dhe është armike e interesit publik, prandaj ajo duhet të largohet një orë e më pare.

Buxheti  i vitit 2025 mbetet buxheti me antisocial qe do te miratohje kjo mazhorance sepse ndersa nuk ka fonde te rritje te pagave dhe rritjen e pensioneve, nuk ka fonde shtese per rritjen e ndihmes ekonomike por perkundrazi ka ulje te tyre, si dhe ka ulje te fondeve per perkudesje social ka rritje marramandese te shpenzimeve te sherbimit te borxhit, te investimeve publike, te investimeve te PPP me mbeshtetje buxhetore, te projeteve te tjera PPP, si dhe rritje te shpenzimeve admistrative te lluksit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura