“Buxheti 2025 pa paketë fiskale për të maskuar vjedhjet”- Noka: Në mosbindjen Civile rëndësi ka mesazhi, edhe 5 veta e kryejnë misionin

Nov 19, 2024 | 21:23
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha sot në studion e emisionit “Open” në News 24 se buxheti që miratoi sot Kuvendi  me 75 votat e mazhorancës është buxheti më i madh që miratohet për të vjedhur qytetarët.

njeee

Demokrati Noka tha se buxheti 2025 nuk shoqërohet me paketë fiskale dhe sipas tij kjo gjë ndodh në mënyrë që qeveria të maskojë çdo lloj projekti për të vjedhur dhe për të abuzuar.

Lidhur me pjesëmarrjen e ulët në tubimin e mosbindjes civile sot, Noka tha se në mosbindje civile nuk ka rëndësi pjesëmarrja por mesazhi.

“Kur je në mosbindje civile nuk flitet për pjesëmarrje. Rëndësi ka mesazhi jo pjesëmarrja. Edhe pesë veta ate, pesë veta këtu e kryejnë  misionin. Për ne nuk ka rëndësi numri, sepse ne nuk kishim thirr mijëra protestues që të rrëzojmë Kuvendin”, u shpreh Flmur Noka.

 Flamur Noka: Ky është buxheti më i madh në vjedhje. Ne vendosëm të kthehemi në sallë ti bëjmë një analizë të detajuar këtij narko buxheti dhe të diskutojmë nen për nen,  pik për pik për të gjitha hallet e shqiptarëve.

Ekspertiza e opozitës e nxori zbuluar të gjithë narko buxhetin. Një buxhet pa paketë fiskale, për të maskuar çdo lloj projekti për të vjedhur dhe për të abuzuar, është standard i palëkundshëm që qeveritë paraqesin buxhet pa paketën fiskale.

Pra thjesht disa shifra. E patë ju Ramën çfarë bëri? Ai zgjodhi vetëm ti hakërrehej opozitës sepse s’kishte si ta mbronte këtë buxhet dhe tha se do jepet bonuse për pensionistët. Për kë ishte ky buxhet? Ishte ky për pensionistët? 8.2 mld euro buxheti sipas qeverisë, rritja e pensioneve 4.1 % për tu tallur me një cinizem ekstrem.

3.2 mld është buxheti i Kosovës 20% i rriti qeveria e Kosovës. Ndërkohë që në Shqipëri pensionet e pensionistëve janë më të ulëtat në rajon. E kupton ti ndërkohë që një qen që mbajnë në shtëpi qeveritarët ha në vakt 8 mijë lek, këta i japin pensionisti të blejë ilaçet, të paguajë ujë drita të ushqehet. Po ka gjë më poshtërsi se kjo për një qeveri?

 Aksioni ynë kishte synim që ti bënte shqiptarëve transparencë për këtë narkobuxhet dhe transparencë për qytetarët se çfarë është ai buxhet.

Kur je në mosbindje civile nuk flitet për pjesëmarrje. Rëndësi ka mesazhi jo pjesëmarrja. Edhe pesë veta ate, pesë veta këtu e kryejnë  misionin. Për ne nuk ka rëndësi numri, sepse ne nuk kishim thirr mijëra protestues që të rrëzojmë Kuvendin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura