“Buxheti 8 miliardë euro do të përdoret masivisht për llokmat e akseve”- Berisha: 1 km rrugë në Shqipëri ndërtohet me 10 fishin e çmimit në Kroaci

Oct 12, 2024 | 12:59
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se buxheti 8 miliard euro i parashikuar për vitin 2025 “do jetë i vjedhjeve më të mëdha të qytetarëve nga narkoqeveritarët qendrore dhe vendorë të tyre në tërë historinë e vendit”.

sali berisha1

Berisha deklaroi se buxheti do të përdoret masivisht për llokmat e rrugëve dhe jo rrugët.

“Ndërtimi i rrugëve ka pushuar dhe është zëvendësuar me ndërtimin e llokmave, apo siç i pëlqen Ramës dhe lubisë loteve të tyre. Do ti përkushtohet kryesisht këtyre për faktin e vetëm se një kilometër rrugë në të njëjtin teren në Shqipëri ndërtohet me 10 fishin e çmimit, me të cilin ndërtohet në Kroaci”, u shpreh ai në konferencë për mediat.

 

Sali Berisha: Jam sot para jush për të denoncuar publikisht buxhetin e vitit 2025, të shpallur si buxhetin më të madh të kohërave prej 8 miliardë eurosh, por pasi jam njohur me strukturën e tij, informoj qytetarët shqiptarë se ky do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha të qytetarëve nga narkoqeveritarët qendrore dhe vendorë të tyre në tërë historinë e vendit.

Në këtë buxhet prej 8 miliardë euro i cili defakto bën të mundur dyfishimin e të gjitha rrogave dhe pensioneve në Shqipëri, por le të themi me dorë të kursyer rritjen me 50% të tyre pa asnjë vështirësi, parashikohet jo kjo, por një vjedhje e tmerrshme e këtyre shumë miliardë euro të qytetarëve shqiptarë.

Sipas strukturës së përcaktuar nga narkoqeveria, buxheti do të përdoret masivisht për llokmat e rrugëve dhe jo rrugët.

Ndërtimi i rrugëve ka pushuar dhe është zëvendësuar me ndërtimin e llokmave, apo siç i pëlqen Ramës dhe lubisë loteve të tyre. Do ti përkushtohet kryesisht këtyre për faktin e vetëm se një kilometër rrugë në të njëjtin teren në Shqipëri ndërtohet me 10 fishin e çmimit, me të cilin ndërtohet në Kroaci.

Çka do të thotë se në Shqipëri vidhen të paktën 90% e investimit, madje edhe më shumë.

Buxheti prej 8 miliard euro shënon fatkeqësinë e radhës për shqiptarët pasi ky buxheti në të gjitha punët publike të tjera përveç rrugës, shkolla, çerdhe e qendra shëndetësore, parashikon një kosto 6-10 herë më të lartë se sa në mesatren e BE. Parashikohet një vjedhje 70-94% të ë gjithë investimeve që bëhen në këto objekte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura