Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se pr.buxheti 2025 është i zi për shqiptarët duke shtuar se do të shkojë tek një grusht njerëzish.
“I shërben atyre që do të marrin tenderët e rrugëve, që fryhen me disa zero rrugës çdo muaj, tyre që me paratë e subvencioneve në bujqësi i shndërrojnë në hotele me 5 yje”, tha Bardhi.
Gazment Bardhi: Buxheti është i zi për pjesën më të madhe të shqiptarëve. Por nuk duhet ta bëjmë aq të zi sepse i shërben disa njerëzve. I shërben atyre që do të marrin tenderët e rrugëve, që fryhen me disa zero rrugës çdo muaj, tyre që me paratë e subvencioneve në bujqësi i shndërrojnë në hotele me 5 yje, si ish-ministrja e tij, Olta Xhaçka dhe për ata njerëz që kontrollojnë ekonominë që siç e shohim në dosje, flasin me Ramën edhe për arkitekturën, edhe për arredimin e shtëpive të tyre.
U shërben një grushti njerëzish që kanë kapur këtë qeveri, që kanalizojnë çdo qindarkë në xhepat e tyre dhe mbysin tregun e lirë. Ky është një buxhet për oligarkët, për të pasurit, por jo për ata që mezi shtyjnë muajin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al