Shkëlzen Berisha, djali ish-kryeministrit ka reaguar për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit, ish deputeti i PD. Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, ai shprehet i trishtuar për këtë lajm të hidhur.
“Buzëqeshja dhe pozitiviteti yt do ngelen përgjithmonë në zemrën dhe kujtimet e mia!” Qofsh i Parajsës Gert!”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.
Reagimi i Shkelzen Berishes
“Sa e dhimbshme dhe e trishte ikja jote e befasishme dhe e parakohshme! Buzëqeshja dhe pozitiviteti yt do ngelen përgjithmonë ne zemrën dhe kujtimet e mia! Qofsh i Parajsës Gert! Ngushëllime familjes për aq vlere sa mund te kenë për nje humbje te tille!”
Kujtojmë që ish-deputeti i PD-së u nda papritur nga jeta mesditën e sotme (18 shtator) dhe dyshohet për shkak të një arresti kardiak.
Bogdani po pinte kafe me miqtë e tij në një hotel në Tiranë kur ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai u ka thënë se kishte vështirësi me frymëmarrjen dhe është larguar për në tualet.
Por, sipas burimeve për Panorama.al, kur Gerti Bogdani nuk është kthyer në tavolinë, miqtë e tij janë shqetësuar dhe kanë shkuar në tualet. Ata kanë hapur derën me forcë dhe e kanë gjetur të shtrirë në tokë pa ndjenja.
Më pas, është njoftuar ambulanca dhe ish-deputeti u dërgua në spitalin e QSUT ku mori ndihmën mjekësore, por nuk arriti që të mbijetojë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al