Çabi Alonso drejt lamtumirës me Levekusenin në fund të sezonit, dy gjigantë të Europës duan shërbimet e spanjollit

Nov 2, 2024 | 14:29
SHPËRNDAJE

Gjithnjë e më shumë po shtohen lajmet për një largim të mundshëm të Çabi Alonsos në fund të sezonit.cabi alonsoI vlerësuar shumë falë punës së tij të mirë me Bajer Leverkusen, trajneri spanjoll pëlqehet shumë nga Real Madridi dhe Mançester Sitit në rast të lamtumirës së Karlo Ançelotit dhe Pep Guardiolës përkatësisht. Portali Fichajes shkruan se këto janë dy rrugët kryesore për të ardhmen e tij.

Ndërkohë, “Aspirinat” kanë aktivizuar “operacionin zëvendësues”. Dy emra shfaqen tani në skenë si pasardhës të mundshëm të Alonsos përpara sezonit 2025-2026. Konkretisht, bëhet fjalë për Sandro Vagner , aktualisht ndihmës trajner i kombëtares gjermane dhe Sebastian Hënes, i cili sot drejton Shtutgartin dhe ka një klauzolë nga shtatë deri në tetë milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura