“Çdo lojtar e ka ëndërr të marrë pjesë në Europian”, Ajeti: Shqipërinë e presin 3 finale, ja sulmuesi më i rrezikshëm i Italisë

Jun 11, 2024 | 14:17
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti ka dalë në konferencën për shtyp ku iu është përgjigjur disa pyetje të gazetarëve shqiptarë.bandicam 2024-06-11 14-00-39-221“Ndjehem shumë mirë, çdo lojtar që është i grumbullur është diçka speciale sidomos kur është për kampionat Europian. Nuk e di çdo të bëj ndryshe, mundohem të jem pranë ekipit, nëse do të luaj apo jo atë e vendos trajneri.

Këto dëmtimet që kanë ndodhur janë pjesë e futbollit, por jam përgatitur mirë dhe jam 100% gati. Shpresat janë si me Italinë si dhe me të tjerat, mund të ndodh gjithçka ne do japim maksimumin, do mundohemi të arrijmë rezultat pozitiv si në ndeshjen e parë dhe të fundit.

Për momentin kemi analizuar gjithë ekipin e Italisë, në ditët e ardhshme do të specifikojmë dhe lojtarët individualë. Ne duhet të përgatitemi për çdo sulmues, edhe Skamaka e pamë në Ligën e Europës që është shumë i rrezikshëm. Duhet të shohim edhe të tjerët se nuk luan vetëm një lojtar. Europiani është diçka shumë e veçantë, çdo lojtar e ka ëndërr të marrë pjesë, e kemi fatin për të qenë këtu dhe do të japim maksimumin. Ne gjithmonë i besojmë vetes dhe ekipit e çdo lojtari të grumbulluar, do të japim maksimumin dhe të shohim çdo të ndodh.

Kemi 3 finale, çdo ndeshje është speciale për ne, do të jetë e vështirë, por shpresojmë të bëjmë diçka speciale, por të shohim çdo të dalë. Nuk e di nëse mund të them është më e fortë por kemi cilësi, kualiteti është, lojtarët luajnë nëpër kampionate të huaja.

Është e veçantë edhe për ne që është hera e dytë, emocionet janë gjithmonë të ndryshme. Edhe ne mundohemi të mbështesim çdo lojtar edhe jashtë ose brenda fushës. Llogaritë nuk i kemi bërë, do i shohim ndeshje pas ndeshje. Pastaj do të shohim më tutje. Presioni është një gjë normale në futboll, por në Kombëtare ndjehesh më krenar kur sheh tifozët dhe të jep një motivim ekstra. Jam i sigurt që do na mbështesin këto ndeshje. Ne të gjithë kemi një raport të mirë dhe kjo na ka ndihmuar në kualifikuese, edhe pse me Beratin luajmë prej një kohë të gjatë, edhe me të tjerët kemi një raport të mirë. Në 2016-ën isha unë më i riu dhe kisha pranë Mavraj dhe Canën, tani jam unë pak më i vjetër, por nuk mund të zgjedh”, tha Ajeti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura