“Çdo që m’u përmbys, por ti ishe aty”- Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, kunati i tij, Arbër Çepani tregon historinë prekëse të 12 viteve më parë: Sot nuk të thashë dot…

Sep 18, 2024 | 21:07
SHPËRNDAJE

Kunati i Gerti Bogdanit, Arbër Çepani, ka bërë një tjetër status prekës për ish-deputetin e Partisë Demokratike.

arber cepani gerti bogani

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çepani ka treguar një histori të 12 vite më parë.

Arbër Çepani thotë se pas një skaneri që ka bërë në atë kohë, mjekët në Shqipëri i kishin thënë se i ka ditët e numëruara.

Në atë kohë, Gert Bogdani i ka sugjeruar që të shkojë në Maldive disa ditë, që të marrë rreze dielli e të shërohej.

Çepani thotë se fatkeqësisht sot nuk i tha dot të njëjtën gjë Gert Bogdanit tek dera e spitalit.

“12 vite përpara, pas një skaneri që bëra, mjekët në Shqipëri më thanë i ke ditët ditët e numëruara… Çdo gjë mu përmbys por ti ishe aty tek dera spitalit dhe gjëja parë që më the sapo më pe ishte: “Të të marrim një biletë Maldive, se ke thjesht nevoj të pushoh, të shëron dielli aty?” Ishte i vetmi moment që qesha në ato orë të zeza… Sot nuk të thash dot të njëjtën gjë tek dera spitalit unë ty o Gert…”, shkruan Arber Çepani.

Arben-Cepani211

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura