Ish-ministri Genc Pollo ka komentuar hapjen e dy kapitujve që kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe mbrojtjes.
Sipas tij, Shqipëria ka qenë 100% e linjëzuar me këto politika të BE që nga viti 1992, kur fitorja e PD shënoi fundin e regjimit komunist
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Pollo thotë ky është një lajm pozitiv, por jo shumë esencial, pasi sic shprehet ai me rëndësi janë grup kapitujt e quajtur si “themelore” që trajtojnë shtetin e së drejtës de demokracinë.
“BE çeli sot (dje) negociatat me Shqipërinë mbi kapitujt: politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtës.
Shqipëria ka qenë pothuaj 100% e linjëzuar me këto politika të BE që nga viti 1992, kur fitorja e PD shënoi fundin e regjimit komunist. Ky qëndrim u bë konsensual në gjysmën e dytë të v90 kur PS braktisi bagazhin anti-europian (dhe anti-amerikan) të bartur nga Partia e Punës.
Për këto arsye kapitujt e çelur sot (dje) janë më të kollajshëm për Shqipërinë. Megjithatë lajmi i sotëm është pozitiv edhe pse jo shumë esencial. Me shumë rëndësi mbetet grup-kapitulli “Themeloret” që trajton shtetin ligjor, demokracinë etj. Negociatat mbi të u çelën para dy muajsh. Për këto çështje, që fatkesisht janë shumë problematike, flasim përditë dhe sot nuk kemi cfarë të shtojmë. Ato janë esenciale”, shkruan ish ministri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al