Çelja e kapitujve të anëtarësimit në BE, Presidentja Osmani përgëzon Shqipërinë: Hap që e sjell vendin më pranë një të ardhmeje të ndritshme dhe të begatë

Oct 15, 2024 | 13:33
SHPËRNDAJE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar Shqipërinë për çeljen e kapitujve të anëtarësimit në BE, duke thënë se e sjell një hap më afër një të ardhmeje të ndritur e të begatë.

vjosa-osmani

Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera demokratike në rajon, thotë Osmani, duhet të vazhdojnë të përparojnë në rrugët e tyre drejt BE-së.

“Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE! Hapja e kapitujve të anëtarësimit në BE e sjell Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj.

Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera demokratike në rajonin tonë duhet të vazhdojnë të përparojnë në rrugët e tyre drejt BE-së, e cila është thelbësore për sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm – jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën”, shkruan Osmani në platformën X.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura