Ceremonia e diplomimit/ Rektori i “Luarasit”, Et’hem Ruka: Finalizuam 3 programe studimi me London School Of Economics! Ata që mbarojnë këtë shkollë i kanë dyert e hapura kudo! Falënderojmë Ramën dhe Manastirliun

Nov 14, 2024 | 12:25
SHPËRNDAJE

Rektori i “Luarasit”, Prof. Dr. Et’hem Ruka, në fjalinë e tij në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit, ka dhënë lajmin se janë finalizuar 3 programe studimi me London School Of Economics.

Rektori Et’hem Ruka u shpreh se “London School Of Economics” është një nga universitetet më të mira britanike dhe se studentët që mbarojnë këtë shkollë i kanë dyert e hapura kudo.

“Ideatore është një zonjë e veçantë, që është e pranishme në këtë sallë, është Fabiola Hysenbelliu që është presidente e Luarasit, e cila është studente e shkëlqyer e kësaj shkolle”, u shpreh rektori i “Luarasit”.

Et’hem Ruka falenderoi kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu teksa u shpreh se mbështetën fuqimisht Universitetin Luarasi në realizimin e këtij projekti.

Et’hem Ruka: Tani dua të ndaj me ju një lajm shumë të gëzuar për Luarasin.

Ne kemi marrë lejen nga ministria e Arsimit, për vitin e ardhshëm akademik, për të hapur 3 programe studimi, në bashkëpunim me një nga universitetet më të mira britanike “London School Of Economics”. Dhe ata që mbarojnë këtë shkollë i kanë dyert e hapura kudo, por që ta mbarosh këtë shkollë duhet ta kesh edhe xhepin plot.

Ndaj ne këtë shkollë e kemi sjellë këtu në Shqipëri për maturantët që do të shkollohen vitin tjetër.

Ideatore është një zonjë e veçantë, që është e pranishme në këtë sallë, është Fabiola Hysenbelliu që është presidente e Luarasit, e cila është studente e shkëlqyer e kësaj shkolle.

Ajo ideo dhe ngjizi këtë bashkëpunim ishte detyra e ekipit të punonte me përkushtim. Nuk ishte gjë e lehtë, por sot është bëre realitet falë dy njerëzve që gjej rastin ti falenderoj, kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit, Ogerta Manastriliu që na mbështetën fuqimisht në realizimin e këtij projekti dhe jemi në rrugë të mbarë për ta filluar vitin e ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura