Pas përfundimit të “Kënga Magjike”, Flor Mumajesi është përplasur virtualisht me një nga anëtaret e jurisë, pikërisht me Kozeta Kurtin.
E gjitha nisi nga postimi i gjatë që Kozeta bëri në llogarinë e saj në Facebook pas përfundimit të natës finale, ku tregonte se çfarë po ndodhte me muzikën shqiptare sipas saj.
Ndër të tjera, ajo shkroi se grupi “Urband Band” dhe këngëtarja nga Gjeorgjia, Nutsa, e meritonin plotësisht fitoren. Nga ana tjetër, për Alban Ramosajn, i cili u shpall fitues, ajo kishte rezerva.
“Dua t’u kthej një përgjigje për së largu çdo syleshi. Eskorta në Dubai, po merren me muzikë unë nuk e di se ku e ka futur kokën shumica e finalistëve, pasi e ka parë atë vajzën të këndojë në skenë.
A është Alban Ramosaj këngëtari më i mirë i Festivalit? Jo, nuk është! A e mbrojti dot këngën? Jo, nuk e mbrojti. (ata që e mbrojtën këngën, mund t’jua numëroj ndoshta me gishtërinjtë e vetëm njërës dorë). Por Albani ka këngën! Dhe kënga është e para. Kur ke këngën, këngëtarin e gjen.
Me këtë dua të them se ndoshta ka ardhur koha të ndryshojë e të rikthehet sistemi, siç ndodhte dikur në këtë vend e siç ende në botë ndodh shpesh: producentët e kompozitorët t’ua përshtatin krijimtarinë e tyre interpretuesve dhe jo këta të fundit të bredhin studiove e të kërkojnë këngë”, ishte një pjesë nga shkrimi i Kozetës në rrjetin social.
Kantautori, Flori Mumajesi, nuk është dakord fare me këto fjalë dhe për këtë arsye ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka etiketuar në fund edhe Kozetën.
“Një shkrim i nxituar nga mllefi kolektiv! Ftoj të gjithë syleshët që morën pjesë në festival që nga fituesi deri tek ata që nuk patën mundësi të kualifikohen, të mos ndihen sylesh!
Kam shkëputur nga shkrimi vetëm thikat e panevojshme! Çfarë arrogance për të gjithë ne syleshët që mbetëm në dorën tënde, të na votosh dhe të na vendosësh epitete më pas! BRAVO! TË LUMTË!
Mbase e meritojmë të na votosh si të duash, por të lutem, përtej kësaj mos e mpreh shpatën pa numëruar deri në 10. Si mikeshë që të kam edhe pse nuk shquhem për të numëruar deri në 10, po e bëj Kozeta Kurti!”, shkroi Flori.
Pas fjalëve të këngëtarit, Kozeta reagoi sërish duke iu përgjigjur Florit me disa fjalë në Instastory.
“Qyqja! Zemër! Muzika është më e madhe se Kënga Magjike. Refleksioni është përtej Kënga Magjike, ndonëse e drejta e interpretimit është tërësisht personale! Më vjen vërtetë keq që vetë-etiketohesh sylesh. Sylesh është çdo profil pa identitet në rrjete sociale”, shkroi ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al