Çfarë do të ndodhë me PPP-të në shëndetësi kur të mbarojë kontrata? Ja si përgjigjet ministrja e Shëndetësisë

Nov 5, 2024 | 12:12
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ishte sot në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, ku dha sqarimet e saj në lidhje me koncesionet që po hetohen nga ky komision.

komisioni hetimor shendetesi

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili pyeti ministren se çfarë do të ndodhë me dy koncesionet, sterilizimin dhe checkup, kur kontratat të përfundojnë.

Por ministrja nuk dha asnjë sqarim, duke thënë se vendimi do të merret pasi të bëhet një vlerësim mbi performancën e dy kontratave aktuale dhe pas konsultimeve me grupet e interesit.

Petrit Vasili: Pas 9 vite koncesion i sterilizimit, cili është vendimi juaj në të ardhmen, çfarë ndodh me ecurinë  e koncesionit ditën që koncesioni mbaron?

Albana Koçiu: Do diskutoja me shumë qejf me ju në lidhje me ecurinë e dy kontratave, por nuk besoj që duhet të vazhdojmë një diskutim si do të vijojë ecuria e këtyre dy kontratave, për aq kohë që ky do jetë një diskutim  që do merret me institucionet, me ekspertët pas vlerësimit performance të dy kontratave aktuale.

Për ketë arsye po rezervohem të them diçka të prerë përsakohë do të zhvillohen diskutime në tryeza ekspertësh dhe të rrihet dhe opinioni i grupit të interesit të përfshira në zbatimin e këtyre kontratave.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura