Çfarë është FinTek, si po përgatiten studentët në Universitetin Luarasi? Dhamo: Një nga programet e reja, financa e ardhur me kurrikul të London School of Economics

Nov 25, 2024 | 20:33
SHPËRNDAJE

Zhaklina Dhamo, pedagoge dhe shefe e Departamentit të Financë-Bankë në Universitetin Luarasi, në podcastin “Edu Vision” në News24 ka folur për FinTek, sa ndikon dhe si teknologjia po ndihmon tregjet financiare.

dhamo-770x433

Dhamo, pedagoge e brendshme në Universitetin Luarasi, prej 3 vitesh drejton dy programe: atë të bachelor në Financë-Bankë dhe Master në Bankë dhe Tregjet Financiare.

Pedagogia tha se financa është një degë tradicionale, merret me paranë, e cila do të jetë gjithmonë e kërkuar. Por sipas saj, natyrisht që me zhvillimet teknologjike kemi edhe ndryshimin e kurrikulave për studentët e Universitetit, aq më tepër kur janë vetë ata që kërkojnë të sjellim gjëra të reja.

“Është sfidë jo vetëm për Departamentin që unë drejtoj në Universitetin Luarasi, por për mbarë Botën, që të sillen gjëra inovative, që të bëhet bashkë financa dhe teknologjinë e informacionit dhe ne këtë synojmë. Dhe ne këtë mundohemi të bëjmë duke iu përshtatur kërkesave dhe nevojave të tregut”, tha Dhamo.

Por çfarë është FinTek?

“FinTek është një term i ri, që do të thotë teknologjia e financave. Është një degë e re që bën bashkë financën dhe teknologjinë, por ka si fokus teknologjia të ndihmojë financën, nëpërmjet aplikacioneve, nëpërmjet platformave digjitale që sot afrohen, duke sjellë një qasje inovative dhe duke i bërë këto produkte dhe shërbimet që ofron financa më aktuale, më pranë konsumatorit apo përdoruesit final”, tha Dhamo.

Dhe duke sqaruar më tej, pedagogia e Universitetit Luarasi tha se FinTek-un do e shikoja në dy këndvështrime: e para në raport me institucionet financiare dhe e dyta në atë të konsumatorit.

“Në këndvështrimin e institucioneve financiare, teknologjia e informacionit ndihmon në sjelljen më afër përdoruesit, gjithashtu në përpunimin e të dhënave. Nëse do të përdornin Teknologjinë e Informacionit do të kishim një qasje më të mirë ndaj mënyrës se si investohet, do të kishim një përpunim më të mirë të të dhënave si në cilësi dhe sasi, do të kishim parashikime më të sakta të riskut dhe të gjitha këto absolutisht përmirësojnë vendimmarrjen financiare”, tha Dhamo.

dhamo1

Nga ana tjetër, duke e parë në këndvështrimin e konsumatorit, pedagogia e Universitetit Luarasi, tha se sjellja e konsumatorit ka ndryshuar.

“Konsumatori që përdor shërbimet financiare dëshiron ti ketë këto më të thjeshta, më të aksesueshme, por të jetë edhe përdorues më i mirë. Ne duam shërbime më të shpejta. Ne sot përmes aplikacioneve mund të aplikojmë për marrjen e një kredie dhe është shumë më e thjeshtë se dikur. Ne mund të shikojmë numrin e llogarisë dhe plot veprime të tjera, duke shmangur rradhën në banka, dhe këtë na i mundëson Teknologjia e Informacionit”, tha Dhamo.

Ajo u shpreh se konsumatorët shqiptarë, brezi i ri absolutisht është përshtatur shumë mirë, por kemi një edukim të shoqërisë qoftë në atë financiar, ashtu edhe të teknologjisë.

Cilat janë fushat që FinTek aplikohet më shumë?

“Kredidhënia, sot është me e thjeshtë. Kemi fushat e pagesave, ku aplikohen disa aplikacione. Sikundër po bëhen përpjekje për të sjellë konsulencat financiare, veçanërisht përsa i takon sjelljes së modeleve të personalizuara lidhur me investimet”, tha Dhamo.

Por si po përshtatet Universiteti Luarasi me sfidat që Fintek sjell?

“Gjëja e parë është kurrikula, çfarë ne ofrojmë te studentët. Nëse ne duam të përgatisim njerëz të aftë si bankierë, financiare, apo të Teknologjisë së Informacionit, apo çdo profesion tjetër, ne duhet ti bëjmë gati për tregun, duke i dhënë njohuritë e nevojshme në këto fusha.

Në momentin që ne përshtasim një kurrikul të duhur, e fusim në lëndët e financës, ne jo vetëm të teknologjisë së informacionit, ne si Universitet e çojmë një hap përpara këtë student, pasi dalin me këto njohuri.

Është një sfidë, ne deri tani kemi realizuar, sepse përveç degës së Financacës, është edhe ajo e Teknologjisë së Informacionit, që ofron departamentin e ekonomisë informatike, dhe në një farë mënyre edhe përmes këtij departamenti, si në njohuritë e ekonomisë, ashtu edhe të teknologjisë së informacionit, në Luaras e gjejmë këtë ligje, këtë miksim, që çon drejt FinTek”, tha ajo.

Në vijim Dhamo tha se “në Universitetin Luarasi e kemi filluar, një nga programet e reja që ofron Departamenti i Financës është financa e ardhur me kurrikul të London School of Economics (Universiteti i Londrës) dhe kjo është një gjë shumë e mirë, sepse duke marrë kurrikulat e tyre ne i përgatisim studentët tanë me informacione që vijnë nga Londra, që ka ndër tregjet më të zhvilluara”.

“Përveç programit të Financës, është edhe përpunimi dhe analiza e të dhënave që ofrohet nga fakulteti i teknologjisë së informacionit, por kjo nuk është pak”, tha ajo.

Por a ka rrezik përdorimi i FinTek?

“Ne në Universitetin Luarasi iu afrojmë studentëve orë leksioni të hapura me ekspertë të fushave të sigurisë kibernetike dhe të teknologjisë së informacionit, në mënyrë që të kuptojnë se të dhënat e tyre duhet të përdoren aty ku duhet, nëpërmjet aplikacioneve pa asnjë problem”, tha ajo.

Pedagogia Dhamo u shpreh se

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura