“Çfarë ishte objekti i verdhë që Donald Trump mbante në dorë?” Njihuni me disa nga teoritë konspirative të atentatit ndaj ish-presidentit të SHBA

Jul 17, 2024 | 9:16
SHPËRNDAJE

Përpjekja për të vrarë ish-Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump ka çuar në spekulime të shumta, kundër fakteve në internet, të frymëzuar pjesërisht nga indinjata politike, shkruan “Telegraph”.

trump

Teori të ndryshme u nxitën nga përdoruesit e krahut të majtë dhe të djathtë, duke filluar nga ideja se të shtënat ishin inskenuar deri te fajësimi i Partisë Demokratike.

“Në çdo ngjarje me zhvillim të shpejtë, ka në mënyrë të pashmangshme fluks të lartë informacioni të rremë ose të paverifikuar, veçanërisht në mediat sociale. Ju lutemi tregoni ndjeshmëri dhe kujdes ndërsa ngjarjet zhvillohen”, ka thënë Graham Brookie, drejtor i lartë në Laboratorin e Kërkimeve Ligjore Digjitale të Këshillit Atlantik.

Disa nga teoritë konspirative:

Fotoja “shumë perfekte”

trump me grusht

Fotot befasuese që kapin momentet pasi Trumpi u qëllua, janë analizuar nga teoricienët e konspiracionit që pretendojnë se kjo e vërteton që ishte gjithçka e inskenuar.

Njëra nga fotot është realizuar nga Evan Vucci, fotografi i Associated Press në Uashington.

Fotoja e Trump duke ngritur grushtin, me gjakun që i rrjedh nga veshi, pushtoi të gjitha faqet e para të gazetave në mbarë botën.

Megjithatë, një postim në X, që pati mbi 1 milion shikime, pretendonte se fotografia ishte “shumë perfekte” për të qenë e vërtetë, veçanërisht pasi flamuri amerikan shihet në sfond.

Përdoruesi më vonë e fshiu pretendimin dhe shkroi: “Është e rëndësishme të korrigjoni veten nëse e keni gabim”.

Objekt i verdhë në dorën e Trump

objekti i verdhe

Disa njerëz kanë zgjedhur të përqendrohen në atë që duket të jetë një objekt i verdhë në dorën që Trump përdori për të prekur veshin e përgjakur pasi ishte qëlluar, duke sugjeruar se ishte e mbushur me gjak të rremë.

Duke postuar një video të të shtënave në X, një përdorues ka thënë se ishte e çuditshme që nuk kishte gjak në dorën e Trumpit pasi preku veshin.

“Nuk dua të tingëlloj si një teoricien konspirativ, por hidhini një sy dhe më tregoni nëse kjo duket e vërtetë. E kam ngadalësuar dhe e kam zmadhuar. Diçka thjesht nuk shkon”, ka shkruar ky përdorues.

Videoja ka mbledhur mbi 502 mijë shikime.

Shërbimi Sekret “e dinte për sulmin”

Videot e njerëzve në turmë, që me sa duket shtrihen para se të fillojnë të shtënat, kanë nxitur spekulimet se Shërbimi Sekret kishte njohuri paraprake për sulmin. “Kini kujdes. Shikoni çfarë bën agjenti i Shërbimit Sekret disa sekonda para”, shkroi një përdorues i X në një video që ka marrë 40.6 milionë shikime. Megjithatë, nuk është e pazakontë që agjentët e Shërbimit Sekret të lëvizin turmat në ngjarje për të garantuar sigurinë e përgjithshme, gjë që mund të shpjegojë atë që po ndodhte edhe në tubimin e Trump. Spektatorja e dinte se çfarë do të ndodhte

Dominic Michael Tripi, një analist politik, i bëri jehonë teorisë se të pranishmit kishin njohuri paraprake për të shtënat duke shpërndarë video të një gruaje “që e dinte se do të ndodhte sulmi”.

“Kjo video e një gruaje e vendosur pas Donald Trumpit gjatë tentativës për vrasjen e tij është shumë e dyshimtë. Gjuha e saj trupore dhe sjellja duket se tregojnë se ajo e dinte se diçka po vinte”, ka shkruar Tripi.

Snajperistët zgjodhën të mos reagonin

Disa kanë përmendur idenë se snajperistët e kanë parë atentatorin , por nuk bënë asgjë për ta ndaluar.

“Snajperistët nuk e qëlluan atentatorin. Ata po e shikonin të paktën 42 sekonda para se Trumpi të qëllohej në vesh”, ka shkruar një përdorues në X.

“BlueAnon”
trump putin

“BlueAnon”, term i frymëzuar nga teoria e konspiracionit të krahut të djathtë QAnon që i referohet teorive liberale të konspiracionit, hyri në lojë pas të shtënave.

Dmitri Mehlhorn, këshilltar politik i Reid Hoffmanit, një donator demokrat, u bëri thirrje mbështetësve në një email të shtunën vonë që të mendojnë “mundësinë … që këto ‘të shtëna’ të ishin inkurajuar dhe ndoshta edhe inskenuar në mënyrë që Trumpi të mund ta bënte foton ikonike dhe të përfitonte nga reagimi i njerëzve”.

“Asnjë gazetë apo lider i opinionit në Amerikë nuk është i gatshëm të shqyrtojë hapur mundësinë që Trumpi dhe Putini e kanë organizuar këtë qëllimisht. Bëni pyetjen njerëz”, ka shkruar ai.

Të dielën, Mehlhorn kërkoi falje dhe shprehu keqardhje për emailin.

Disa llogari të spikatura anti-Trump sugjeruan gjithashtu se vdekja e një pjesëmarrësi në tubim ishte pjesë e shfaqjes.

“Unë mund ta shoh plotësisht Trumpin duke ‘sakrifikuar’ një nga mbështetësit e tij për ta bërë ‘tentatimvrasjen’ të duket më realiste dhe e besueshme”, shkroi një influencues pro-demkrat, me më shumë se 500 mijë ndjekës në X.

Postimi u fshi më vonë.

Atentatori i keqidentifikuar

FBI-ja e quajti 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks si vrasës të dielën, pasi u qëllua për vdekje nga një snajper i Shërbimit Sekret, por teoritë e konspiracionit rreth atentatorit u përhapën gjerësisht përpara se të dihej kush është.

Maxwell Yearick, një aktivist anti-Trump, i cili vuajti dënim me burg për përleshje me policinë në një tubim në vitin 2016, u etiketua në mënyrë të rreme si vrasësi nga disa llogari, edhe pasi u bë e ditur se është Crooks.

Llogaritë e tjera pretendonin gabimisht se të shtënat ishin vepër e “Mark Violets”, anëtar i supozuar i lëvizjes së krahut të majtë “Antifa”. Emri i tij u përhap bashkë me fotot e Marco Violit, një gazetar italian i futbollit.

“E mohoj kategorikisht që jam përfshirë në këtë situatë”, ka shkruar Violi në Instagram. Ka paralajmëruar se do t’i raportojë të gjithë ata që e kanë keqidentifikuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura