Gazetari Ronaldo Sharka njihet për armiqësinë e tij me aktoren Olta Gixhari brenda shtëpisë së Big Brother Vip 2.
Madje, gjatë asaj periudhe Ronaldo Sharka është përfshirë në sherr dhe debate edhe me motrën e Olta Gixharit, modertoren Gerta Gixhari.
Duket se këto përplasje mes tyre janë rindezur edhe në spektalin e kërcimit të Dancing With The Stars, ku gazetari është konkurrent, ndërsa aktorja në kolltukun e jurisë.
Teksa Olta Gixhari po komentonte performancën e tij duke u shprehur se Ronaldos nuk i shkon shumë kërcimi, ky i fundit iu kthyer duke thënë se ajo ka për qëllim ta denigrojë dhe poshtërojë në skenë.
Pjesë nga debati:
Olta Gixhari: Mendoj që ti nuk je nga ato personazhe që nuk të shkon shumë kërcimi.
Ronaldo Sharka: Siç nuk të shkon ty karrigia e DËTHS. Olta ti je ftuar këtu për interpretimin skenik, ndërsa ke dy javë që merresh me mua me hapat. Në juri ka dy njerëz profesionistë, ti me mua jo vetëm që s’je marrë me aktrimin, por me hapat, kur ti s’di ta bësh vetë këtë. Nëse je aq profesioniste, të ftoj në mes të skenës. Siç bën me të preferuarit e ty, Eni Shehu, seks bomba jote, demi jot i tërbuar Armaldo Kllogjeri.
Ç’ndodhi në BBV ka mbetur atje, i kam lënë të gjithë pas, Ti jo vetëm që nuk i ke lënë pas, por bën humor të tërbuar, jo demi i tërbuar, njëherë më ruan duke ngrënë sanduich, Por harron që kur të bën ty meme në Instagram, merr në telefon në privat. E mban mend çfarë ke thënë në telefon.
Jam prekur dhe e kam përjetuar keq komentin e sanduich.
Nuk kam asnjë diskutim me Ronaldon, mund të marr edhe vendimin që të mos e komentoj fare kur ky të dali. Nuk di të kem bërë ndonjë koment për historitë tona të shkuara. Komenti që kam bërë për sanduch është batutë e lezetshëm. Nuk merrem
Ronaldo Sharka: Olta ka qëllim tallës, denigrues dhe të më poshtërojë sa herë dal në skenë, kjo është shumë e dukshme.
Olta Gixhari: S’bëj më batuta me ju.
Ronaldo Sharka: Të sugjeroj të mos flasësh shumë në intervista se di të kërcesh, bën autogol.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al