Edhe pse mishi është një pjesë e rëndësishme e dietës njerëzore, konsumimi i tepërt mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.
Kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni plotësisht biftekët e shijshëm nga dreka juaj, por është mirë të jeni të vetëdijshëm se çfarë mund t’i bëjë trupit tuaj ngrënia e tepërt e mishit.
Mund të zhvilloni gurë në veshka
Proteinat shtazore kanë shumë komponime të quajtura purina. Këto shpërbëhen në acid urik, dhe nëse keni shumë nga ky acid, mund të zhvilloni gurë në veshka. Këtë situatë mund ta shmangni duke kufizuar konsumin e mishit, por edhe duke pirë shumë ujë.
Ju mund të dehidratoheni
Për shkak të acidit urik të tepërt, mund të ndiheni më të etur se zakonisht. Veshkat tuaja kanë nevojë për ujë për të holluar çdo mbetje toksike, prandaj sigurohuni që të keni gjithmonë ujë me vete, kudo që të jeni.
Mund të përjetoni kapsllëk
Ushqimet me bazë mishi kanë shumë proteina, por jo shumë fibra. Zakonisht e merrni këtë fibër nga frutat, perimet ose drithërat, prandaj sigurohuni që të përfshini të gjitha këto kategori ushqimesh në dietën tuaj. Kapsllëku dhe lëvizjet e dhimbshme të zorrëve mund të jenë disa nga shenjat e para që marrja e fibrave tuaja është shumë e ulët.
Mund të keni dhimbje koke
Mungesa e hidratimit mund të shkaktojë gjithashtu dhimbje koke. Ajo bën që gjaku të jetë më i trashë, që do të thotë ulje e rrjedhjes së oksigjenit në tru. Nga ana tjetër, disa produkte të mishit, si sallami apo hot dogët, përmbajnë nitrate, të cilat mund të rrisin rrjedhjen e gjakut në tru.
Mund të mbani erë të keqe
Një dietë që përbëhet nga proteina dhe yndyra shumë të larta, por pa karbohidrate, mund të shkaktojë që trupi të prodhojë ketone. Ketonet lirohen përmes frymëmarrjes dhe marrin erë si acetoni. Kjo është arsyeja pse nëse keni qenë ndonjëherë në dietë keto, mund të keni pasur probleme me erën e keqe. Prandaj, sigurohuni që të përfshini disa karbohidrate në dietën tuaj.
Mund të keni probleme me flokët dhe lëkurën
Produktet e mishit rrallë kanë vitaminë C. Vitamina C luan një rol kyç në formimin e kolagjenit, një proteinë që e bën lëkurën, flokët, thonjtë, kockat dhe më shumë të duken shumë më mirë. Nëse vëreni ndryshime të pakëndshme në flokët dhe lëkurën tuaj, atëherë mund t’ju duhet të rishikoni dietën tuaj dhe të ndaloni së ngrëni mish.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al