“Çfarë nuk të vret, të forcon”- Rama: Ndihma nga Franca Gjermania e Kosova. Së bashku do ta përballojmë edhe këtë pabesi të natyrës

Nov 26, 2019 | 13:52
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, në një lidhej live në facebook, ka shprehu ngushëllimet e tij për familjarët të cilët humbën të dashurit e tyre në tërmetin tragjik që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kryeministri u shpreh se kanë ardhur ndihma nga vendet fqinje, ndërsa kërkoi durim dhe kurajo për të përballuar situatën e jashtëzakonshme që është krijuar.

1574772494_ramama

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave. Kanë mbërritur helikopterë italianë dhe një skuadër nga Mali i Zi, po ashtu nga Greqia. Nga Turqia, Franca, po ashtu edhe Gjermania. SHBA ka shprehur gatishmërinë.

Kjo fatkeqësi kërkon kurajo të jashtëzakonshme dhe sa më shumë qetësi. E di që kurajo dhe qetësia

Së bashku do ta përballojmë edhe ketë pabesi të natyrës. Sot gjithkush ka diçka më shumë për të bërë. Një fjalë e njohur thotë: çfarë nuk të vret të forcon dhe besomëni se plaga e sotëm e madhe do të na bëjë më të fortë nesër”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura