Një shtëllungë tymi shihet mbrapa Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, sot teksa seanca vijon brenda sallës, ndërsa opozita vazhdon mosbindjen civile.
Ende nuk dihet se çfarë po digjet, ndërsa kujtojmë se aty mbrapa është dhe selia e PD-së.
Kujtojmë se prej orës 10:00, moment që ka nisur edhe seanca plenare. Opozita ka protestuar në kuadër të mosbindjes së tyre civile.
Pas disa akteve simbolike, si ulja këmbëkry para Kuvendit dhe përmbysjes së 4 karrigeve, ata janë drejtuar Bashkisë së Tiranës, për t’iu bashkuar protestës para këtij institucioni.
Deputetët e PD-së u rikthyen sërish te Kuvendi në të njëjtën kohë kur mbërriti dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, i cili dorëzoi progres raportin për Shqipërinë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al