Jozi është bërë shkak debati midis Rozanës dhe Loredanës në shtëpinë e BBV, e kjo sepse modelja zgjodhi t’i dilte në krahë këngëtarit në diskutimin e tij me aktoren.
Një hap i tillë i Loredanës kundër Rozanës nuk është pritur mirë nga kjo e fundit, e cila e pyeti me ironi “erdhi për të mbrojtur Jozin?”.
Modelja tha se nuk ishte kjo arsyeja e ndërhyrjes së saj, por ajo pretendon se Rozana është inkoherente si banore, nga “koka te thembra”.
Loredana: Unë e kam me ty.
Rozana: Me mua s’ke asgjë ti.
Loredana: Me ty e kam me ty. Se je inkoherente, nga këtu (duke i drejtuar me gisht nga koka e Rozanës), e deri këtu (duke drejtuar majat e gishtave të këmbës së Rozanës).
Rozana: Me mua nuk ja del dot. Ku, ku? (referuar komentit inkoherente të ardhur nga Loredana).
Loredana: Këtu, te thembra.
Modelja vendosi të mos e linte me aq debatin, duke thënë se Rozana u ka kënduar e femrave, teksa shtoi “çfarë s’u ke bërë femrave në momentin që ke hyrë këtu brenda”.
Këngëtarja i vuri në dukje se nuk mund të përdorte termin femra, por që duhet të shprehet me fjalët vajza dhe gra.
“Ik moj, mëso të flasësh”, shtoi më tej me ironi këngëtarja.
Rozana i tha modeles se ka qenë kjo e fundit që i kërkoi ndihmë këngëtares që ta ndihmonte, kur dy banoret ndodheshin së bashku tek krevati, por kjo gjë nuk u pranua në asnjë moment nga Loredana, e cila i tha se jashtë shtëpisë së BBV mund të jetë artiste, por aty brenda “është zero”.
“S’ ke ngelur të më tregosh ti mua a jam zero apo 100.”, përfundoi Rozana.
Debati i plotë mes banoreve:
Rozana: Hajde mbroje, hajde mbroje Jozin.
Loredana: Çfarë do më bësh?
Rozana: A erdhe për të mbrojtur Jozin?
Loredana: Jo mi jo.
Rozana: Po për çfarë erdhe?
Loredana: Unë e kam me ty.
Rozana: Me mua s’ke asgjë ti.
Loredana: Me ty e kam me ty. Se je inkorerente, nga këtu (duke i drejtuar me gisht nga koka e Rozanës), e deri këtu (duke drejtuar majat e gishtave të këmbës së Rozanës).
Rozana: Me mua nuk ja del dot. Ku, ku? (referuar komentit inkoherente të ardhur nga Loredana).
Loredana: Këtu, te thembra.
Rozana: O Laura, o Laura (bërtet).
Loredana: Lori.
Rozana: Laura…
Loredana së bashku me Valbonën dhe Gertën në kor: Lori, Lori, Lori…
Loredana: U këndon dhe femrave, o Zot!
Rozana: Nuk u thuhet femrave, u thuhet vajzave dhe grave. Lori, po ti ke nevojë për ndihmën time o gocë, e ke kërkuar vetë, po ik tani.
Loredana: Si the ti për mua? Çfarë ndihme aman?
Rozana: Kam nevojë për ndihmën tënde më ke thënë. Po hajde, se ta jap prap, se unë e kam zemrën shumë të madhe.
Loredana: Pa më thuaj pak…
Rozana: Tek krevati, i ke të xhiruara
Loredana: Po ti këtu, çfarë po bëje? Do iki, do iki, do iki… bëje këtu si viktimë kot më kot. Bëje vetëm aktrim.
Rozana: Mos u ngjir shumë.
Loredana: Edhe u ktheve, e u këndon këngë femrave. Ti çfarë s’u ke bërë femrave në momentin që ke hyrë këtu brenda.
Rozana: Ik moj, mëso të flasësh
Loredana: Zemra flas më shumë se ty, e më mirë se ty
Rozana: Laura, ik të lavanderia, laj ndonjë peshqir.
Loredana: Po do iki, t’i laj, se jam 25 vjeç dhe di t’i laj, jo si puna jote, që vajte 50 edhe s’ di.
Rozana: E di sa duhet të vish ti tek dituria ime?
Loredana: S’di. Artiste të jesh, ç’ të duash të jesh, këtu brenda je zero.
Rozana: S’ ke ngelur të më tregosh ti mua a jam zero apo 100.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al