“Çfarë surprize!”- Bebe Rexha dhe Dua Lipa nominohen për çmime në ‘iHeart Radio Music Awards 2025’

Jan 23, 2025 | 13:08
SHPËRNDAJE

Dy artistet shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, janë pjesë e nominimeve prestigjioze për çmimet “iHeart Radio Music Awards 2025”, duke dëshmuar edhe një herë talentin dhe ndikimin e tyre në industrinë muzikore ndërkombëtare.

Bebe Rexha është nominuar për këngën e saj hit, “Chase It (Mmm Da Da Da)”, në kategorinë “Kënga ritmike e vitit”. Në një postim emocionues në InstaStory, ajo falënderoi iHeart Radio dhe fansat e saj.

“Faleminderit shumë për iHeart Radio për mbështetjen ndaj meje dhe sigurisht fansat e mi! Çfarë surprize e këndshme”, shkroi Rexha.

Ndërkohë, Dua Lipa ka fituar dy nominime të rëndësishme: ‘Artistja më e mirë e vitit e zhanrit Dance’, duke reflektuar suksesin e saj të jashtëzakonshëm në muzikën elektronike, dhe ‘Videoja muzikore më e mirë e vitit’ për klipin e saj novator “Houdini”.

Me artistë të kalibrit të lartë dhe kategori që përfshijnë zhanre të ndryshme, ceremonia e iHeart Radio Music Awards 2025 premton të jetë një spektakël i vërtetë për adhuruesit e muzikës.

Dua ishte pjesë e panelit së bashku me Davina McCall, Jonathan Ross dhe Mo Gilligan që nga fillimi i serisë së konkurrencës në vitin 2020.

Albumi i saj i fundit, “You & I”, u publikua në vitin 2023, dhe ajo ka postuar shpesh për këtë projekt gjatë kohës që ishte larg.

Këngëtarja gjithashtu shfaqi entuziazmin e saj për të arritur më shumë rezultate dhe të rikthehet në punë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura