Çfarë vendosi Komiteti Teknik i Ekspertëve? Ja të gjitha masat anti-COVID që janë në fuqi. Ç’duhet të dinë ata që udhëtojnë

Apr 2, 2022 | 8:09
SHPËRNDAJE

Qëndrueshmëria e shifrave të COVID-19 ka bërë që Komiteti Teknik i Ekspertëve të mblidhet ditën e djeshme për të hequr një tjetër kufizim, atë për numrin e personave që mund të mund të rrinë grumbull në një vend.

“Komiteti i Ekspertëve vendosi që të heqë kufizimet e numrit të personave deri në 50 në grumbullime dhe të mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të hapësirave ku zhvillohen këto aktivitete”, deklaroi kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli, duke pranuar se situata po shkon drejt përmirësimit.

Me eliminimin e kësaj mase, ngelen në fuqi karantina 5-ditore për të infektuarit dhe mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura a institucione. Veç kësaj, edhe në masat antiCOVID për udhëtarët jashtë vendit, nuk u hiqet asnjë presje.

Duke folur për hospitalizimet, shefja e Infektivit, Najada Çomo, dha të tjera lajme pozitive.

“Në COVID 1 në 2 javët e fundit ka një ulje të të shtruarve nga 15-20 në 24 orë, numri i atyre që paraqiten në spital janë deri në 3 raste në 24 orë, mosha 45-65 vjeç, që përbëjnë 60% të atyre që janë shtruar. Për herë të parë mbi zotëron numri i të shëruarve me atë të sëmurëve. Është dyfishuar numri i pacientëve të dalë nga spitali me ata që shtrohen”, nënvizoi Çomo, duke theksuar rëndësinë dhe apelin për vaksinim.

“Janë të shtruar ata që janë të pavaksinuar, vazhdoni vaksinohuni”.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tha se mbulesa vaksinale në rang kombëtar është 49% me një dozë dhe 45% me të dyja dozat, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që t’i drejtohen qendrave të vaksinimit për t’u përgatitur për vjeshtën që vjen. Dita e djeshme nuk shënoi asnjë viktimë për shkak të COVID-it.

Shtatëdhjetë e një persona figurojnë të çliruar nga virusi, ndërsa raste të reja u raportuan 82. Në të gjithë vendin numërohen 480 pacientë të infektuar aktualisht.

MASAT NË FUQI

Për udhëtimet duhet:

• Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi;

• Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenik brenda 48 orëve të hyrjes në kufi;

• Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit;

• Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç;

• Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 5- ditore;

• Përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane e të tjera e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura