Champions-i i ri, sa shumë skuadra luajnë me zjarrin. Si kualifikohen dhe me kë përballen ekipet më tej

Jan 29, 2025 | 9:20
SHPËRNDAJE

Sot në mbrëmje do të shkruhet një pjesë historie e futbollit. Për herë të parë në kompeticionin më të rëndësishëm Europian do të luhen 18 ndeshje në orë 21:00. Të gjitha skuadrat do të zbresin në fushën e lojës njëkohësisht për të shmangur llogaritë dhe për të mbyllur fazën e ligës në Champions.

LEIPZIG, GERMANY - OCTOBER 2: Juventus players celebrating during the UEFA Champions League 2024/25 League Phase MD2 match between RB Leipzig and Juventus at Leipzig Stadium on October 2, 2024 in Leipzig, Germany. (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)
7 ndeshjet e para të luajtura në formatin e ri kanë nxjerrë vetëm 2 ekipe të kualifikuara zyrtarisht, që janë Liverpuli dhe Barcelona. Disa të tjera janë shumë pranë biletës, por shanset do t’i luajnë sot në mbrëmje. Është një mbrëmje pa llogari, ku të gjitha do të zbresin për të marrë fitore në mënyrë që të mos i lënë asgjë rastësisë.

KUALIFIKIMI- Në raundin e 1/8-ave të Championsit do të shkojnë në mënyrë direkte 8 ekipet e renditura të parat nga faza e ligës, pra Liverpuli, Barcelona dhe 6 ekipe të tjera. Favoritët janë ato që për momentin e kanë këtë pozicion edhe pse do të duhet t’i luajnë shanset e tyre mbrëmjen e sotme. Ekipeve si Arsenali dhe Interi iu mjafton vetëm një pikë për të qenë zyrtarisht, ndërsa të tjerave si Atletiko, Milan, Atalanta dhe Leverkusen duhet që të fitojnë për të ruajtur pozicionet e tyre.

PLAY OFF- Sigurisht që ekipet e tjera të mëdha që renditen më poshtë në renditje si Bajerni, Dortmundi, Reali, Juventusi, PSG-ja duhet që të shpresojnë në mrekulli dhe të ndodhin disa kombinime rezultatesh që vetëm ndonjëra prej tyre të sigurojë biletën direkt. Në të kundërt do të duhet që nga vendi i 9 deri në vendin e 24-t të zhvillojnë një fazë “play off”, me dy ndeshje vajtje-ardhje. Nga këto 18 skuadra do të dalin 8 ekipe të tjera që do t’i bashkohen skuadrave të kualifikuara direkt dhe këtu futemi në Champions-in e vjetër le të themi.

RRUGA- Ndryshimi i vetëm është që deri diku është përcaktuar rrugëtimi që do të kenë skuadrat për të mbërritur në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve. Edhe pse sot është e vështirë që të flasim sepse do të bëjmë thjesht supozime (shiko tabelën). Në shortin që do të hidhet pas përfundimit të ligës për fazën “play off” ekipet e renditura në vendin e 17 ose 18 do të kenë si rivalë ekipin e 15 ose të 16.

Kjo do të përcaktohet me short. Fituesi i këtij çifti do të ketë në fazën e 1/8-ave ekipin e renditur në vendin e parë ose të dytë të fazës së ligës që sot mbahen nga Liverpuli dhe Barcelona. E njëjta procedurë do të vazhdojë deri në përmbushjen e të gjitha çifteve. Sigurisht që kualifikimi direkt në fazën e 1/8-ave bën që ekipet të kenë një favor për të shmangur rivalët e fortë.

Por ky është një Champions çudirash dhe i tillë do të jetë deri në fundin e tij. Ekipet e mëdha duhet të bëjnë kujdes sot. Të gjithë janë në luftë dhe Europa do të mbajë frymën sot, jo vetëm për faktin që do të luhen të gjitha ndeshjet në një orë dhe do të ketë shumë kombinime herë pas here që do të ndryshojnë renditjen.

Screenshot 2025-01-29 091617

Screenshot 2025-01-29 091654

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura