Champions i ri nis sot rrugëtimin, luhen 6 duele të zjarrta me në krye klasiken Milan-Liverpul. Në fushë edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare

Sep 17, 2024 | 9:19
SHPËRNDAJE

Liga e Kampioneve nis sot rrugëtimin e asaj që dikur quhej faza në grupe, por që tashmë është faza e kampionatit. Me formatin e ri të gjithë janë të vendosur në një tabelë të përbashkët, ndërsa do të luajnë ndaj 8 kundërshtarësh të ndryshëm sipas shorti që u hodh tre javë më parë.

champions

UEFA i ka kushtuar gjithë mesjavën e parë këtij turneu, duke ndare ndeshjet në tre ditë të ndryshme. Sot, fillohet me skuadra të mëdha në fushë, ekipe që kanë synime për t’i shkuar deri në fund këtij aktiviteti dhe ambicie për të bërë sa më mirë. Kësisoj, në fushë janë skuadra si Real Madridi kampion në fuqi, por edhe Juventus apo Bajern Mynih, me këtë të fundit që luan kundër Dinamo Zagrebit të Arbër Hoxhës.

Megjithatë, sfida që spikat më shumë është një klasike e këtij turneu, Milan-Liverpul, e cila kthen kujtimet e të kaluarës dhe dy finale që nuk do të harrohen lehtë mes dy skuadrave në fillimin e viteve 2000.

NDESHJET SOT

Ora 18:45
JANG BOJS – ASTON VILA
JUVENTUS – PSV

Ora 21:00
MILAN – LIVERPUL
BAJERN MYNIH – DINAMO ZAGREB
REAL MADRID – SHTUTGART
SPORTING LISBONË – LILË

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura