Channing Tatum dhe Jenna Dewan finalizojnë divorcin 6 vite pas ndarjes! Marrëveshja që arriti ish-çifti i aktorëve

Sep 26, 2024 | 13:19
SHPËRNDAJE

Channing Tatum dhe Jenna Dewan kanë finalizuar divorcin gjashtë vjet pas ndarjes.

Channing Tatum dhe Jenna Dewan 1

Detajet e plota të divorcit nuk janë bërë të ditura, por sipas Page Six, ish-çifti kanë rënë dakord të heqin dorë nga mbështetja bashkëshortore dhe të takohen privatisht me një gjyqtar për çdo konflikt të ardhshëm me marrëveshjen e tyre për mbështetjen e fëmijëve.

Dy aktorët kanë 45 ditë kohë për të zgjidhur çdo çështje që lidhet me shkeljen e asaj kontrate.

44-vjeçari dhe ish-partnerja e tij janë prindër të një vajzë 11-vjeçare, Everly. Jenna Dewan fillimisht bëri kërkesë për divorc në vitin 2018 pas 9 vitesh martesë, por ata u përfshinë në një mosmarrëveshje shumëvjeçare mbi të ardhurat e aktorit.

Channing Tatum dhe Jenna Dewan

Marrëveshja u lejon atyre të shmangin gjyqin, i cili ishte planifikuar të fillonte në dhjetor.

Ish-çifti u njohën në xhirimet e ‘Step Up’ në vitin 2006 dhe u fejuan në vitin 2008. Ata u martuan në Malibu më 11 korrik 2009.

Çifti ranë dakord gjatë procedurave të divorcit që data zyrtare e ndarjes së tyre të ishte 2 prilli 2018.

Ata u shpallën beqarë të ligjshëm nga një gjykatës më 20 nëntor 2019.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura