Në Itali duken të sigurt, Kristjan Asllani është me “valixhe në duar” dhe në verë pritet të largohet nga Interi.
Vetëm disa ditë më parë, një ofertë trokiti në dyert e Interit për Kristjan Asllanin, me 20 milionë euro nga Premier League që u refuzuan nga klubi zikaltër.
Prej kohësh, shumë klube angleze kanë shfaqur interes për mesfushorin e Kombëtares sonë, me Premier Leaguen që e bën një opsion të mundshëm për të ardhmen e tij.
Duket se Asllani e ka të vështirë të mbajë presionin e Hakan Çalhanoglusë, për sa i përket vendit të titullarit, ndaj edhe në Itali, e shikojnë mesfushorin shqiptar, në një aventurë tjetër jashtë Italisë.
“Çiao Kristjan”, shkruhet ndër të tjera në artikullin e “Gazzetta.it”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al