“Çmimi i naftës do të jetë më i ulëti në rajon”- Sali Berisha: Kosova e merr nga Durrësi dhe e ka deri në 50% më lirë

Dec 14, 2024 | 13:27
SHPËRNDAJE

Sali Berisha është zotuar se çmimi i naftës në Shqipëri do të jetë më i ulti në rajon me ardhjen e PD-së në pushtet.

SALI BERISHA12

Berisha deklaroi se Shqipëria renditet ndër 3-4 vendet me çmimin e naftës më të lartë në botë dhe kjo sipas tij për shkak të tatimit me 1.1 euro të çdo litër naftë.

“Ky është tatim që nuk ekziston në dot, 1.1 dollarë shitet nafta në stacionet e pompimit në SHBA”, tha Berisha teksa krahasoi çmimet në Shqipëri me ato të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ne naftën detyrimisht do ta kemi në minimumin e mesatares së çmimit rajonal, po si mund ta ketë Kosova 40-50% më lirë që e merr nga Durrësi pse me kamionë nga Selaniku”, deklaroi kreu i PD-së.

Sali Berisha: Ne do ta rrëzojmë këtë regjim, kemi të bëjmë me një sipërmarrje gjigande krimi-pushteti, kemi të bëjmë edhe me një kalbësirë. Diktatorët kanë frikë tmerr, ju kërkoj që dhe Rama do kërkojë strehim politik në Beograd ose diku tjetër.

Thuhet që në Shqipëri krimi dhe shteti janë sipërmarrje e përbashkët, me gërshërët e ligjit çdo të ndërpresim çdo lidhje. Nafta në Shqipëri është me çmim më të lartë, Shqipëria renditet në 3-4 vendet me naftën më të lartë në botë, në mënyrën më të paimagjinueshme, Është 30-40% më shtrenjtë se në Maqedoni ku nuk ka një pëllëmbë det, këtu vjen me cisterna. Problemi është se Rama taton çdo litër naftë 1.1 euro, dhe ky është tatim që nuk ekziston në dot. 1.1 dollarë shitet nafta në stacionet e pompimit në SHBA.

I nisur nga psikologjia se ai që ka një makinë, ai ka. t’ju marr atij paratë, por do të marrë  fund kjo.

Ne naftën detyrimisht do ta kemi në minimumin e mesatares së çmimit rajonal, po si mund ta ketë Kosova 40-50% më lirë që e merr nga Durrësi pse me kamionë nga Selaniku. Jo kurrë, ne këtë nuk mund ta tatojmë litrin e naftës 1.1 euro, kurrë. Pas modelimit të taksës nafta detyrimisht do të jetë nën nivelet rajonale dhe do të pasqyrojë luhatjet e çmimit të saj në bursë, këtu nuk pasqyrohen fare. Merr fund kjo, do të kemi shumë kujdes për naftën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura