Gruaja e Alban Mansakut, 48-vjeçarit që dhunoi nënën e tij duke e tërhequr zvarrë dhe duke iu drejtuar me fjalët “çohu moj gore m*tit”, ka rrëfyer se nuk ka folur me të shoqin që pas arrestimit të tij.
Në emisionin “Me zemër të hapur”, të moderatores Evis Ahmeti, gruaja e 48-vjeçarit u shpreh se ai konsumonte alkool, por nuk ishte problematik.
Gjithashtu u shpreh se është e shkatërruar nga pamjet e publikuara dhe se fëmijët e tyre i kanë përjetuar keq.
“Albani konsumonte alkool, por nuk ishte kaq shumë problematik. Kemi pasur lokal. Kam ikur për jetë më të mirë. Nuk kam folur me Albanin që kur ai është arrestuar. Jam shkatërruar nga pamjet e transmetuara. Fëmijët kanë përjetuar keq pamjet dhe komentet”, tha ajo.
LEXONI EDHE: “Çohu moj gore m*tit”- Akuzohet se ka dhunuar dhe tërhequr zvarrë nënën e tij, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al