Ç’po ndodh në Kosovë? Alarm në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, policia dyshon për shpërthime

Mar 26, 2023 | 21:59
SHPËRNDAJE

Në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë dyshohet se mund të ketë pasur shpërthime.

auto_trqweft1628282643

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se janë njoftuar përmes burimeve të tyre rreth kësaj situate.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë në mediat në Kosovë se janë marrë të gjitha veprimet për të menaxhuar situatën.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë nuk dihet ende e sigurt nëse ky mund të jetë një alarm fals, apo diçka reale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura