Starti i ndeshjes së raundit të tretë të Kupës FA midis Totenhemit dhe Tamuorthit u vonua të dielën pasi lojtarët u përpoqën të rregullonin një problem me rrjetën e portës.
Skuadra e Ange Postekoglusë udhëtoi në “The Lamb Ground” të dielën, për t’u përballur me skuadrën që renditet 96 vende më poshtë në piramidën e futbollit anglez.
Por vendësit patën një problem me rrjetën e portës së tyre dhe zgjidhjen për të mbyllur hapësirën ja dhanë vetë, duke e lidhur me ngjitës.
Ata e ndalën skuadrën e Premier Ligës në një barazim për 90 minuta, duke e dërguar ndeshjen në shtesë, por autogoli i Tshikuna në 101’ dhe golat e Kulusevskit 107’ dhe Xhonsonit në 118’, kualifikuan “Spërsat” në raundin e 1/16-ave, me Tamuorthin që vazhdon të ketë si paraqitjen më të mirë historike prezencën deri në raundin e tretë të Kupës FA.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al