Çuditë nuk ndalen në “Old Trafford”/ Pronari i Junajtid heq shpërblimin e stafit me 100 paund dhe u jep kupona 40 paund

Dec 13, 2024 | 7:45
SHPËRNDAJE

Sër Xhim Retklif e ka zëvendësuar bonusin e Krishtlindjes prej 100 £ të stafit të Mançester Junajtid me një kupon prej 40 £ në dyqanin e veshjeve “Mark & Spencer”, ndërsa vazhdon masat shtrënguese të kursimit që kur bleu një minorancë aksionesh të klubit.

skysports-premier-league-manchester-united_6367384

Miliarderi britanik, 72 vjeç, vazhdon të ulë kostot në një përpjekje për të balancuar shifrat financiare në “Old Trafford”. Pas lajmit që zbuloi “The Telegraph”, të shumta ishin reagimet e tifozëve: “Kur njerëzit kujtojnë me dashuri Glejzërat (pronarët aq shumë të urryer të shumicës së aksioneve të klubit), ju e dini se gjërat janë të zymta”.

Një tjetër shkroi: “E çuditshme… megjithatë, 10 mijë paund bonus në javë për një lojtar nuk do ta mendonin dy herë”. Një i tretë shkruante me shaka: “Dikush nisi një fushatë ‘gofundme’ për të plotësuar kuponin dhuratë 40 £ të M&S të Man Utd?”. Ndërsa një tjetër shkruante: “Miliarderi që anulon festat e Krishtlindjeve te Mançester Junajtid dhe këmben bonuset 100 £ me kuponat ‘M&S’ 40 paund. Kush ka nevojë për Grinçin kur ke kurnacin Xhim”.

Shtrëngimi i radhës financiar vjen pas lajmit që shpërtheu në tetor se Retklif kishte anuluar festën tradicionale të Krishtlindjeve të stafit të Mançester Junajtid. Në një tjetër masë shtrënguese, Retklif shkurtoi 250 punonjës gjatë verës, duke përfshirë njeriun e njohur të medias Xhon Alen, historianin Klif Butler dhe magazinierin Aleks Uajli. Ushqimi i drekës së stafit të ditës së ndeshjes gjithashtu u hoq, ndërsa thuhej se disa prej punonjësve nisën ta hanin ushqimin pranë tualetit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura