Nëntë nga anëtarët e një bande të trafikimit të lëndëve narkotike dolën gjatë kësaj jave para autoriteteve gjyqësore në Francë për tu komunikuar me masat e sigurisë.
Ata akuzohen si pjesëtarë një grupi kriminal të trafikut të drogës mes Francës, Shqipërisë, Luksemburgut dhe Spanjës
Pjesëtarët e grupit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Disa prej tyre u dënuan me pesë vite burgim, ndërsa disa të tjerë me 8 vite burgim.
Sakaq hetimet treguan se një studente kishte pasur rol kyç në bandën e drogës.
Banda u zbulua falë zbërthimit të mesazheve në platformën “Sky ECC”, ku u bë i mundur zbulimi i bisedave që zbuloi se nëntë të dyshuarit, disa prej të cilëve ishin me origjinë shqiptare, importonin lëndë narkotike nga Spanja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al