Një darkë familjare ka përfunduar në gjakderdhje në Poloninë jugore mbrëmjen e së dielës.
Një 32-vjeçar vrau prindërit e tij dhe vëllanë me armë zjarri.
Më pas për t’i shpëtuar arrestimit, ai i dha fund jetës me armë zjarri.
Siç raportojnë mediat e huaja, familja ishte duke darkuar, kur papritmas 32-vjeçari hapi zjarr ndaj prindërve dhe vëllait të tij, të cilët për fat të keq ndërruan jetë në vend.
Opolscy policjanci pod nadzorem Prokuratury Rejonowej w Kluczborku wyjaśniają okoliczności zdarzenia, do którego doszło w niedzielne popołudnie w Namysłowie. Ze wstępnych ustaleń wynika, że 32-latek podczas rodzinnego spotkania śmiertelnie postrzelił 3 osoby, a kolejne 3 uwięził.… pic.twitter.com/IsjNK5xaOB
— RadioGromnik (@RadioGromnik) November 25, 2024
Më pas autori 32-vjeçar mbajti peng partneren e vëllait dhe fëmijët e saj – dy vajza të moshës 5 dhe 7 vjeç, raportuan mediat polake.
Gruaja arriti të shpëtonte dhe kërkoi ndihmë nga policia. Shtëpia u rrethua nga forca të shumta policie dhe një negociator special u përpoq, për orë të tëra, të bindte vrasësin të dorëzohej.
Rreth orës 5 të mëngjesit, forcave speciale të policisë iu dha drita jeshile për të bastisur shtëpinë.
Pasi arritën të shpëtonin fëmijët, forcat e policisë u përballën me personin e armatosur, i cili preferoi t’i jepte fund jetës për të shmangur arrestimin.
Agjencia Polake e Lajmeve (PAP) raporton se vrasësi përdori një armë që e posedonte ligjërisht. Autoritetet po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të masakrës si dhe motivin e autorit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al