Dea Michelle s’harron inatet e vjetra me Luiz Ejllin, ironizon pas dënimit të fituesit të BBV me burg, ja çfarë shkruan blogerja! Si nisi armiqësia mes tyre

Oct 14, 2024 | 10:39
SHPËRNDAJE

Inatet e vjetra mes Dea Michelle dhe Luiz Ejllit duket se nuk po harrohen lehtë, pavarësisht se ka kaluar pothuajse 1 vit e gjysmë nga përfundimi i Big Brother Vip.

luiz ejlli dea michelle

Ish-finalistja e BBV dhe blogerja e njohur ka reaguar pas dënimit me burg të rivalit të saj Luiz Ejllit, për falsifikim dokumentesh për të justifikuar pasuritë e fituara nga aktiviteti kriminal të Fatmir Abdurramani, i dënuar për prostitucion në Itali.

Në një postim në InstaStory, Dea Michelle shkruan: “Paskemi pas lajme ne dt 10 po hic mendja une e zene me eventin”, para se të shpërndante lajmin e dënimit të Luiz Ejllit.

dcdf2eae-7651-4e44-98ee-e70112bb57cb

“Thone shokun zgjidhe me te mire se vetja. Jam kurioze kush nga keta zgjodhi ke? Pr*stitucioni apo falsifikimi”, shtoi ish-banorja.

c75df738-31b2-4d99-b717-bbc8fa54d73a

Si nisi përplasja mes tyre

Armiqësia mes tyre nisi pasi Dea Michelle çoi në një nominim Luiz Ejllin, Efi Dhedhes dhe Kiara Titon gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV. Pas televotimit, Efi u eleminua dhe këngëtari premtoi se do të “hakmerrej” ndaj saj.

“Do të të shkel me këmbë, do të shtyp e ke parasysh do të të zgarravis”, iu drejtua ai banores. Madje Luiz Ejlli deklaroi se do e nxirrte jashtë shtëpisë, por Dea ishte një nga 4 finalistet.

luiz ejlli dea

Përplasja mes tyre ka vijuar edhe jashtë shtëpisë së BBV. Kur dukej se gjërat mes tyre u sheshuan pas përfundimit të ‘reallity show’-t, këngëtari duket se nuk i kishte harruar disa deklarata të blogeres, ku shprehej se ‘Shkodra është pronvincë’.

Gjatë koncertit të tij, Luizi i i dedikoi këngën “Oj Lujlia me limona” duke e ofenduar kështu ish-banoren para publikisht.luiz ejlli kiara tito efi.1

“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”- tha si, duke nxitur edhe turmën e fansave që ta ofendonin.

E pas momentit i cili është bërë viral në rrjet, erdhi dhe reagimi i Deas e cila nëpërmjet disa postimeve në InstaStory, ajo nuk ia ka përtuar aspak këngëtarit me kundërpërgjigjen e saj.

dea michelle luiz ejlli

 “Unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje. TURP, burrë 40 vjeç, për një lojë.”

“Unë nuk kisha ndërmend të flisja ndonjëherë për ty dhe as nuk do flas më ndonjëherë për ty. Nuk je në mendjen time. Sot do vazhdoj të festoj ditëlindjen e mamit me familjen timë, pavarësisht se ti dhe të gjithë që ishit në atë koncert hodhët gjithë atë vrer ddrejt nesh dhe me nderpretë. Gjërat e mia të shenjta mos mi prekni. Jeta ime është e bukur, unë jetoj e plotësuar. Nuk jetoj për klikime, as për tu pasuruar deri në pangopje”, shprehet Dea Mishel për Ejllin.

Blogerja ka treguar përballjen me Luiz Ejlli pasi ai e ofendoi rëndë gjatë koncertit dhe marrëdhënien me të pas përplasjes mes tyre.

dea michelle luiz ejlli2

Ish-banorja e BBV ka treguar se herën e fundit që komunikuan së bashku, Luiz Ejlli i tha se do ta ofendonte sërish, duke shtuar se shmang çdo kontakt me të.
Blogerja deklaroi se fituesi i BBV dhe ish-konkurrenti i saj po nxit njerëzit që ta urrejnë, duke i kërkuar publikisht që ti udhëzojë fansat që të jenë më të dashur dhe më pozitiv.

“Jam prekur sepse këtë gjë unë e kam vuajtur shumë që kur kam pasur një përplasje me Luizin në BBV për shkak të një nominimi, që për mua ishte thjesht një lojë. Dhe kur kam dalë nga BIG-u, kam menduar se cdo gjë do të harrohet dhe kam dashur më të mirën për të gjithë, jo që kjo situatë do të vazhdojë. 

Kur ka vazhduar më pas në koncertin që ai pati, që nxiti në Shkodër një turmë me njerëz që të më urrenin mua dhe më pas live, më vjen keq që situata duhet të shkonte kështu. Ishte një moment live kur u takuam që më tha “unë do të të shaj prapë”. Unë e kam shmangur kur jemi takuar sërish. Nuk ishte as shaka dhe as batutë. 

Doja t’i thoja publikisht që të përpiqet që këta ndjekës që i ka kaq të zjarrtë, tí udhëzojë që të jenë më të dashur dhe më pozitiv”, tregoi Dea Michelle në “Se luan topi”.

luiz ejlli

Dënimi me burg

Dosja e Ejllit kaloi për gjykim më 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal ai mund të dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 4 vite. Kjo histori nisi në vitin 2021, kur prokuroria e Fierit nisi hetimet dhe kërkonte sekuestrimin e pasurive të shtetasit F.A. për shkaqe të dyshimta.

Fituesi i “Big Brother Albania”, Luiz Ejlli, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh duke përdorur vulën e noterit, edhe pasi kishte humbur licencën, për të shpëtuar nga sekuestrimi, një pjesë të pasurisë së një ish-të dënuari për prostitucion në Itali. Ndërsa, 18 muaj u dënua personit Fatmir Abdurramani që i është hartuar deklarata noteriale. Vepra penale për të cilën Ejlli u dënua rezulton e kryer pak muaj para se të hynte në “Big Brother”. Fatmir Avdurramani në hetim pasuror nga prokuroria, e cila i kishte sekuestruar disa prona, tentoi të shpëtojë një pjesë të tyre, duke përdorur Luis Ejllin.

Me vulat e noterit që i mbante edhe pse kishte humbur licencën, ish-banori i “Big Brother”, bëri një dokument të falsifikuar noterial, sikur 210 mijë euro Avdurramani i kishte marrë hua tek 2 persona. Këtë dokument ish-i dënuari për prostitucion e depozitoi në prokurori por hetuesit kryen verifikime në arkiva të noterisë ku gjithçka i rezultoi e falsifikuar dhe dokument i manipuluar mbi të dhënat e një qytetari tjetër.

Luiz Ejllit i ishte hequr licenca në vitin 2021 nga Ministri i Drejtësisë, dhe në prill 2022-shit i janë tërhequr dokumentet dhe dosjet. Luis Ejlli mbajti vetëm vulën e njomë e të thatë, të cilën e dorëzoi në muajin në maj, 3 muaj pasi kishte firmosur dokumentin e ish-të dënuarit. Vendimi i Gjykatës së Fierit pritet të apelohet nga këngëtari në Gjykatën e Apelit, e cila pritet të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin, ta ndryshojë apo ta shpallë të pafajshëm. Nëse mbahet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, atëherë Luiz Ejlli duhet të shkojë ne burg.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura