Seanca në Gjykatën e Apelit është shoqëruar me debate mes deputetit të PD, Ervin Salianji dhe gjyqtares së çështjes.
Ndërsa deputeti demokrat ka marrë fjalën për të dhënë argumentet e tij, ka ndërhyrë gjyqtarja, e cila i është drejtuar që të ketë kujdes me etikën.
Deputeti i PD i është drejtuar, duke u shprehur se e vërteta është më e rëndësishme sesa etika.
Salianji: Nëse do të kishte një hetim atje në vazhdim për trafik ndërkombëtar droge, nuk do kishte një kallëzim të rremë. JHanë të lidhur me njëra tjetrën. E kanë bërë me nxitim, e kanë shkruar ashtu sic e kanë shkruar dhe prokuroret sikur nuk ishte farë në seancë
Gjyqtarja: Kujdes me etikën
Salianji: Marrim një kallëzim tjetër, por të vërtetën do ta them
Gjyqtarja: Kujdes me etikën, se kjo është arrogancë.
Salianji: Jo kjo nuk është arrogancë, kjo është e vërtetë.
Gjyqtarja: Kujdes etikën
Salianji: E vërteta është më e rëndësishme se etik
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al