Debatet për Komisionin e Sterilizimit dhe Check-Up/ Petro Koçi: Traditë e shëmtuar e hetimit parlamentar! Dëshmitari kryesor ishte Ilir Beqaj, opozita s’e lejoi

Nov 15, 2024 | 15:16
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Petro Koçi foli sot në studion e News 24 lidhur me debatet dhe përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës për Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up.

Ilir beqaj video

Tre ditë rresht Komisioni Hetimor u shoqërua me debate dhe tone të larta nga dy palët, pasi kryetarja e Komisionit Albana Vokshi dhe opozita nuk lejuan ish-ministrin e Shëndetësië të dëshmonte me power point (prezantim me video).

Lidhur me këtë deputeti tha se ajo çka ndodhi gjatë javës ishte një traditë e shëmtuar e hetimit parlamentar.

Koçi tha se debate për prezantimin me power point ishte debat teknik dhe se ligji nuk pengon diçka të tillë.

Më tej ai tha se Ilir Beqaj ishte dëshmitare kryesor i komisionit, por që nuk u lejua nga opozita që të dëshmonte.

Petro Koçi: Dëshmitari kryesor i gjithë procesit ishte Ilir Beqaj. A duhet të fliste me power point apo jo, ky është një debat teknik, ligji nuk e pengon. Ky është debat Teknik, rregullorja nuk e ka të mire përcaktuar…

Unë s’kam asnjë lloj pasioni për të qenë në Komisionin Hetimor, sepse e di shumë mirë se ajo tradita e shëmtuar e hetimit parlamentar do përsëritej sidomos që ishte kryetare e Komisionit zonja Albana Vokshi. Duket sikur të gjithë të korruptuarit e mundshëm të asaj afere e kishin paguar zonjën Vokshi që ta drejtonte atë Komision ashtu siç e drejtoi.

Komisionit iu shty afati dy herë. Interesi ynë ishte që Komisioni të mbaronte në afatin kohor..Kur u pa që 3 ditët e fundit u bë tërkuz dhe nuk u bë asnjë lloj pune pra u duk se kishte një strategji për të mbajtur zvarrë, e di çfarë ka ndodhur me transparencën parlamentare? U futën në parlament kamerat , kanë ndezuar deputetin që të mbajë fjalime kot , të dali nga rendi i ditës dhe të flasë për çfarë i teket. Seanca e Komisionit ishte me natyrë politike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura